Home / Sport / Shumi ka besim: Në Australi do rigjej ritmin

Shumi ka besim: Në Australi do rigjej ritmin

Piloti gjerman i Mercedesit, Mikael Shumaker, shprehet optimist për garën e radhës në botërorin e Formula 1, që do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Albert Parkut në Australi.

“Australia ka qenë gjithmonë një nga ndalesat më të rëndësishme të botërorit. Kam ardhur këtu prej disa ditësh dhe jam stërvitur, për të qenë sa më në formë për garën e kësaj fundjave. Ky është një nga ata çmime që mezi e pres. Kam plot kujtime të bukura nga kjo pistë”, shkruan piloti 41-vjeçar në faqen personale në internet.

Shtatë herë Kampioni i Botës u shpreh i kënaqur nga vendi i gjashtë në garën e parë pas rikthimit. “Vendi i gjashtë në garën e parë pas tri vitesh shkëputjeje është një rezultat i mirë. Jam i sigurt që gara e Melburnit do të më ndihmojë të rigjej ritmin. Mezi pres të garoj në këtë cirkuit”, vijoi më tej Shumi.

Edhe bosi i skuderisë gjermane, Ros Braun, beson te Shumakeri dhe makina që ai ka në dispozicion. “Skuadra ka bërë një punë të mirë në Bahrein. Por duhet të pranojmë se nuk ishim sa duhet konkurrues dhe kemi ende për të bërë që të arrijmë ato skuadra të cilat janë para nesh. Shpresojmë të zhvillojmë një garë të bukur këtë fundjavë në Australi”, pohoi Ros Braun.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *