Home / Sport / Sipas “Il Giorno”, Torres është synim i Milanit

Sipas “Il Giorno”, Torres është synim i Milanit

Pas dështimeve që i ndodhën Milanit në dy javët e fundit, ku luajti dy herë radhazi baras në shtëpi, të parën me Napolin dhe së dyti me Lazion, tashmë kjo skuadër ka drejtuar shigjeta që të angazhojë sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torresin.

Skuadrës së futbollit Milani nuk po i shkojnë mirë punët në Serie A të Italisë dhe dështim pas dështimit ka mbetur në vendin e tretë me 60 pikë të tubuara dhe tri më pak se rivali i përjetshëm, Interi, që kryeson tabelën. Pas dështimeve që i ndodhën Milanit në dy javët e fundit, ku luajti dy herë radhazi baras në shtëpi, të parën me Napolin dhe së dyti me Lazion, tashmë kjo skuadër ka drejtuar shigjeta që të angazhojë sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torresin.Drejtuesit e Milanit tashmë e një kohë janë duke e vëzhguar këtë futbollist të dëshmuar dhe presin që ta sjellin në San Siro. Sipas “Il Giorno”, Torres është synim i Milanit qe një kohë të gjatë, ndërsa drejtuesit e gjigantit italian e kanë monitoruar situatën e spanjollit në klub, të cilën dëshirojnë ta shfrytëzojë për të transferuar njërin nga sulmuesit më të mirë në botë. Torres nuk është aspak i kënaqur me mungesën e trofeve në Anfield dhe është i gatshëm për t’u larguar në drejtim të qytetit të modës. Për më shumë, thuhet se ai është gati që të pranojë dhe shkurtim të pagës vetëm e vetëm për t’u transferuar te Milani. Dzeko gjithashtu është synim i Milanit, mirëpo çështja rreth boshnjakut mbetet ende e ngrirë për shkak të klauzolës së tij prej 40 milionë eurosh e vënë nga gjermanët e Wolfsburg.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *