Home / Lajme / Maqedoni / Sistemohen ujrat e Pollogut

Sistemohen ujrat e Pollogut

3 mars
‘Programet do propozojnë ndërtimin edhe disa mikro akumulacioneve, të cilët do jenë për dedikime të ndryshme domethënë do mundë të shfrytëzohen edhe për aspekte të tjera të ekonomizimit qoftë për vaditje për bujqësi por edhe për projekte tjera që do propozohen, tha ministri Jakupi

Ministri i Ambientit, Nexhati Jakupi do t’i propozojë qeverisë programet për mbrojtjen e vendbanimeve afër lumenjve nga përmbytjet. Projekti parashikon ndërtimin e rezervuarve më të vegjël të cilët më pas do përdoreshin edhe për vaditje. Jakupi u shpreh se qeverisë më tepër i kushton pastrimi i shtretërve dhe masat parandaluese gjatë sezoneve, se sa ndërtimi i sistemit të quajtur ‘Raven – Recicë’, apo rezervuarit kryesorë.

Ministri Jakupi propozon që investimet në këtë projekt të realizohen brenda dy viteve të ardhshme.

‘Programet do propozojnë ndërtimin edhe disa mikro akumulacioneve, të cilët do jenë për dedikime të ndryshme domethënë do mundë të shfrytëzohen edhe për aspekte të tjera të ekonomizimit qoftë për vaditje për bujqësi por edhe për projekte tjera që do propozohen

Gjithnjë duke pasur parasysh se me këto probleme do ballafaqohemi edhe vitet e ardhshme ndoshta edhe në përmasa edhe më të mëdha, urgjentisht ne propozojmë qeverisë që në buxhetet e viteve të ardhshme të parashihen edhe për përpunimin e projektit themelorë dhe investimet të jenë vitet që vijnë pra investimet më të mëdha të jenë në dy vitet e ardhshme’, theksoi Nexhati Jakupi, ministër i Ambientit

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *