Home / Lajme / Maqedoni / Skender Durmishi, ambasador i Kosovës në Shkup

Skender Durmishi, ambasador i Kosovës në Shkup

4 mars
Pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe formimit të koalicionit qeveritar PDK-LDK, Durmishi një kohë ka punuar si Këshilltar i Zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK-së, Ramë Manaj, deri në emërimin e tij në pozitën e sekretarit të parë në ambasadën e Kosovës në Bruksel, ku pastaj nga ministri Hyseni është avancuar në gradën e ministrit-këshilltar.

Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka emëruar Skënder Durmishin, të ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoni.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i parë i ministrit Hyseni, Qerim Qerimi, i cili ka bërë të ditur se Durmishi të premten në mëngjes është nisur për në Maqedoni, ku do të shërbejë fillimisht si i ngarkuar me punë.

“Durmishi ka pasur gradën ministër-këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel. Ministri Hyseni duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm e ka avancuar atë në gradën e të ngarkuarit me punë në Maqedoni”, ka thënë Qerimi.

Durmishi një kohë të gjatë ka punuar si gazetar. Para luftës ai ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës, ndërsa gjatë luftës në Televizionin Shqiptar në Tiranë, në redaksinë për Kosovës.

Pas mbarimit të luftës, Durmishi ka punuar në Radio Televizionin e Kosovës, në pozitën e redaktorit, deri në kalimin e tij si këshilltar për media i ish kryeparlamentarit Kolë Berisha.

Pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe formimit të koalicionit qeveritar PDK-LDK, Durmishi një kohë ka punuar si Këshilltar i Zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK-së, Ramë Manaj, deri në emërimin e tij në pozitën e sekretarit të parë në ambasadën e Kosovës në Bruksel, ku pastaj nga ministri Hyseni është avancuar në gradën e ministrit-këshilltar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *