Home / Sport / Sneijder: Është me rëndësi që mposhtëm Chelsean

Sneijder: Është me rëndësi që mposhtëm Chelsean

“Ishte si një luftë të martën, por mendoj se e merituam fitoren. Chelsea janë shumë të fortë, të mëdhenj, dëshirojnë të luftojnë dhe e bënë atë gjatë pjesës së parë por mendoj se dominuam tërë lojën dhe nuk ishim në rrezik”,-tha Sneijder.

Njëri nga mesfushorët më të mirë te Interit, Wesley Sneijder, është i lumtur për fitoren në Chelsea dhe sipas tij, ka qenë shumë e merituar. Sneijder tha se Chelsea ka pasur futbollistë të fuqishëm, të mëdhenj, por loja e Interit ishte ajo që bëri të veten. “Ishte si një luftë të martën, por mendoj se e merituam fitoren. Chelsea janë shumë të fortë, të mëdhenj, dëshirojnë të luftojnë dhe e bënë atë gjatë pjesës së parë por mendoj se dominuam tërë lojën dhe nuk ishim në rrezik. Ndeshja e parë ishte pak me fat për ne por këtë herë ne e merituam fitoren. Kjo është me rëndësi që mposhtëm Chelsean. Mendoj se Chelsea është njëri ndër ekipet më të forta në botë dhe të mposhtësh këtë ekip është një hap përpara. Në Itali është gjë e madhe”, tha Sneijder.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *