Home / Sport / Speciale / Kur emrat e lojtarëve shkojnë me klubet

Speciale / Kur emrat e lojtarëve shkojnë me klubet

Në futboll ka ndodhur (dhe ndodh) shpesh që emrat e futbollistëve apo trajnerëve ngjasojnë së tepërmi me ato të skuadrave ku ata kanë luajtur apo kanë stërvitur. Ja 10 rastet më të njohur.

10. Flavio Roma, Lacio (1991-1995)
Portieri italian bëri emër te ekipi i Monakos në Francë, por lindi në Romë dhe karrierën e nisi te skuadra e të rinjve të Lacios, para se të kalonte me skuadrën e parë (megjithëse nuk luajti asnjë minutë në Serinë A). Fatkeqësisht ai nuk u përmend asnjëherë në “Olimpiko” dhe emri i tij humbi përgjithmonë në “Qytetin e përjetshëm”.

9. Petr Cech, Republika Çeke (2002 – aktualisht)
Ndoshta ky mund të përmendet si shembulli tipik i asaj çka jemi duke thënë. Por nuk duhet të harrojmë se Vinçenco Italiano (lindur në Gjermani, me që ra fjala) asnjëherë nuk luajti për Italinë. Gjithashtu, duhet të mbajmë parasysh edhe se Nastja Ceh dhe Ales Ceh luanin për Slloveninë dhe mesfushori anësor i Uest Bromuiçit, Marek Cech, është sllovak.

8. Mickael Marsiglia, Marsejë (2000 – 2003)
Ndoshta është e vështirë për t’u besuar, por ky mesfushor pak i njohur u soll në “Velodrom” në vitin 2000, për të zëvendësuar Robert Pires, i cili kaloi te Arsenali. Ndoshta drejtuesit e klubit francez u ndikuan nga emri i tij për ta afruar në ekip. Por ai luajti vetëm tre ndeshje me Olimpikun e Marsejës, për të kaluar më pas në kategoritë inferiore në Spanjë, Skoci, Zvicër dhe Izrael, para se të përfundonte në kategorinë e katërt italiane.

7. Mauro Milanese, Inter (1998-1999)
Ky “udhëtar i përjetshëm” luajti për 13 skuadra të ndryshme gjatë karrierës së tij, para se të arrinte kulmin në moshën 28-vjeçare kur firmosi për njërën prej skuadrave të Milanos, Interin. Ai shënoi vetëm një gol me fanellën zikaltër, para se të humbiste përgjithmonë. Milaneze u tërhoq përfundimisht verën e kaluar dhe emri i tij, njëlloj si stili idiot i flokëve, mezi mbahen mend.

6. Stefano Fiore, Fiorentina (2005-2006)
Fiorentina në fakt ishte i fundit klub i përshtatshëm për Stefano Fioren, shpresën e madhe të futbollit italian dhjetë vite më parë, karriera e të cilit u shkatërrua te Lacio dhe Valencia. I ardhur nga Spanja në formë huazimi në vitin 2005, ai ndihmoi skuadrën vjollcë të përfundonte atë sezon në vendin e katërt. Por ai nuk ia doli të sigurojë një kontratë më afatgjatë me klubin italian, sigurisht, për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me emrin e tij!

5. Raul Gonzalez Blanco, Real Madrid (1992 – aktualisht)
Me emrin që ka, është disi e habitshme që Rauli ishte tifoz i Atletikos në fëmijëri. Por kur akademia e të rinjve të Atletikos së Madridit u mbyll, lojtari menjëherë e korrigjoi ‘gabimin’ e tij. Tashmë ai është legjenda e “Los Blancos”, por nuk pranoi të stampojë në fanellë mbiemrin “Blancos” kur Horge Valdano e mori në skuadrën e parë në vitin 1994.

4. Fernando De Napoli, Napoli (1986-1992)
I lindur në provincën e Avelinos në Italinë e Jugut, ky mesfushor i talentuar kaloi vitet më të bukura të karrierës te Napoli. Ai ishte ‘motori’ që prodhonte fuqi në ekipin e udhëhequr nga Maradona, duke fituar dy tituj të Serisë A dhe një Kupë UEFA. Gjithashtu, ai luajti 54 ndeshje me kombëtaren italiane dhe ishte pjesë e skuadrës që u mund nga Argjentina e Maradonës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 1990… në stadiumin “San Paolo” të Napolit!

3. Arsene Wenger, Arsenal (1996 – aktualisht)
Edhe ata që pyesnin “Arsene kush?” 14 vite më parë nuk mund të mohonin se ky emër i shkonte për bukuri “Topçinjve”. Në ditët e sotme klubi anglez fare mirë mund të quhet “Arsene FC”.

2. Vyacheslav Grozny, Terek Grozny (2008-2009)
“Grozny” në gjuhën ruse do të thotë “i tmerrshëm”. Për shembull, Ivani i Tmerrshëm, në vendin e tij quhej Ivan Grozny. Pra, këtu kemi të bëjmë me një trajner ‘të tmerrshëm’, që punoi për skuadrën e një qyteti ‘të tmerrshëm’. Trajneri ukrainas ia doli të rendisë në vendet e mesit skuadrën çeçene të Terek Groznit, e sapongjitur në kategorinë e më të mirëve në vitin 2008. Më pas pati probleme me shëndetin dhe aktualisht punon te Arsenali i Kievit, ku ka zëvendësuar ish-yllin e Juventusit, Aleksandr Zavarov, i cili u shkarkua sepse ishte gjatë gjithë kohës i dehur.

1. Wolfgang Wolf, Wolfsburg (1998-2003)
Volfsburgu ishte i pari klub i madh në karrierën si trajner për ish-mbrojtësin e Kairzerslauternit, Volfgang Ulf. Ai pati sukses me “ujqërit”, duke i udhëhequr ata drejt vendeve të gjysmës së sipërme të renditjes në Bundesligë dhe duke arritur në raundin e tretë të Kupës UEFA. “Përralla” mori fund në mars 2003, kur u shkarkua pa paralajmërim. Por ndoshta është koha ta rikthejmë ujkun në kope. Volfsburgu po kërkon trajner të ri dhe Volfgang Ulf po mërzitet në kategorinë e tretë gjermane me Kickers Offenbach.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *