Home / Sport / Stiv Brus: Lorik Cana ka nevojë për pushim

Stiv Brus: Lorik Cana ka nevojë për pushim

Trajneri i Sandërlendit ka pohuar për mediat britanike se ka dashur t’i japë kapitenit një periudhë pushimesh muajin e kaluar, por kjo ka qenë e pamundur.

26-vjeçari u transferua nga Olimpiku i Marsejës për 5 milionë euro në merkaton e verës së kaluar dhe në fillim të sezonit të parë me “Macet e Zeza” shkëlqeu në mesfushë (i ndihmuar edhe nga partneriteti i mirë me Li Katermol). Por ky i fundit pësoi një dëmtim dhe përgjegjësia e mesit të fushës ra mbi lojtarin nga Kosova, që pësoi një rënie në formën e tij gjatë fazës së dytë.

“Nëse do të kisha në dispozicion lojtarë të tjerë për ta zëvendësuar, do ta kisha lënë pushim. Zakonisht ai është mësuar të bëjë një pushim një-mujor në Krishtlindje. Loriku pati një fillim shpërthyes, por tani e ka parë vështirësinë e Premier Ligës”, u shpreh Brus për mediat ishullore.

Më tej numri një i stolit të “Maceve të Zeza” shtoi se kampionati anglez është shumë kërkues dhe i vështirë, që nuk të lejon gabime. “Por unë besoj se ai do të rikthehet në formën e fillimsezonit. Ka pasur momente kur kam menduar ta lejoj të pushojë për disa ditë, por kjo ka qenë e pamundur”, u shpreh trajneri anglez.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *