Home / Sport / Sudan, vdes në fushë sulmuesi nigerian

Sudan, vdes në fushë sulmuesi nigerian

Endurance Idahor ka humbur jetën tragjikisht në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje në kampionatin sudanez, pasi u godit me bërryl nga kundërshtari gjatë një dyluftimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në ndeshjen e Premier Ligës sudaneze midis El-Merriekh dhe Al-Amal. Sulmuesi 23-vjeçar, i lindur në Nigeri, mbeti i shtrirë në fushë pa frymë, pasi u godit me bërryl nga një kundërshtar gjatë lojës. Megjithë ndihmën e shpejtë nga shokët e skuadrës dhe mjekët e ekipit, lojtari humbi jetën në ambulancë, gjatë rrugës për në spital.

Futbollistët, trajnerët dhe 30 mijë tifozët e pranishëm në stadium mbajtën frymën në momentin kur lojtari ishte i shtrirë dhe më pas gjyqtari sinjalizoi ndërprerjen e ndeshjes. Burime pranë klubit El-Merreikh pohuan se lojtari do t’i nënshtrohet autopsisë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas raporteve të para mjekësore, mësohet se ka të ngjarë që futbollisti të ketë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *