Home / Sport / Sven-Goran Erikson, trajneri i ri i Bregut të Fildishtë

Sven-Goran Erikson, trajneri i ri i Bregut të Fildishtë

Suedezi Sven-Goran Erikson do të jetë trajneri i Bregut të Fildishtë në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut që do të zhvillohet në muajin qershor.

Lajmi është konfirmuar nga federata e futbollit të vendit afrikan, me anë të një njoftimi për shtyp të publikuar ditën e djeshme. “Sven-Goran Erikson është trajneri i ri i kombëtares së Bregut të Fildishtë dhe do të drejtojë skuadrën në Kupën e Botës, me objektivin për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze”, thuhet në deklaratën e federatës.

Ish-numri një i stolit të Anglisë zëvendëson në këtë detyrë serbin Vahid Halilhodiç, i cili u shkarkua pas dështimit në Kupën e Afrikës (ivorianët u eliminuan në fazën çerekfinale. Eriksoni ulet në stolin e kombëtares afrikane një muaj e gjysmë pas shkarkimit nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Notts Kauntit në kategorinë e dytë angleze. Pas Anglisë dhe Meksikës, kjo është hera e tretë për suedezin që ulet në stolin e një skuadre kombëtare.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *