Home / Lajme / Maqedoni / Takim i ri i liderëve për ndryshime kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor pas Pashkëve

Takim i ri i liderëve për ndryshime kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor pas Pashkëve

31 mars-
Nga VMRO-DPMNE-ja informojnë se materialet me propozimin e tyre për ndryshimet kushtetuese tashmë janë të gatshme dhe se tek liderët e partive politike, të cilët do të marrin pjesë në takimin e liderëve do të dërgohen para mbajtjes së saj.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me siguri pas Pashkëve do të caktojë takim të ri të liderëve, në të cilin duhet të bisedohet për Propozimin rreth ndryshimeve kushtetuese në pjesën e Këshillit gjyqësor.

Nga VMRO-DPMNE-ja informojnë se materialet me propozimin e tyre për ndryshimet kushtetuese tashmë janë të gatshme dhe se tek liderët e partive politike, të cilët do të marrin pjesë në takimin e liderëve do të dërgohen para mbajtjes së saj.

Kryeministri Gruevski mbrëmë ka pasur takim të rregullt me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti ku, siç thonë nga VMRO-DPMNE, është biseduar për gjendjen aktuale politike.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski sot në takim me gazetarët deklaroi se ndryshimet kushtetuese akoma nuk kanë arritur në Parlament dhe se nuk ka paralajmërime kur do të ndodhë kjo. Veljanoski tha se kur do të mbërrijnë ndryshimet kushtetuese në kuvend ai do të organizojë debate ekspertësh dhe paralajmëroi se ndryshimet nuk do të votohen me shpejtësi.

Në takimin e fundit të liderëve që u mbajt në datën 11 të këtij muaji, kryeministri Gruevski theksoi se propozim ndryshimet e Kushtetutës në pjesën e Këshilit gjyqësor janë me qëllim që të prëforcohet pavarësimi i sistemit gjyqësor dhe të rritet efikasiteti i tij.

Iniciativa për ndryshime kushtetuese përmban disa punë kyçe – të rritet numri i anëtarëve të Këshillit gjyqësor të zgjedhur nga radhët e gjykatësve me votim të fshehtë në llogari të atyre që i propozojnë Kuvendi dhe presidenti i shtetit, ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i Këshillit dhe shkurtimi i mandatit të anëtarëve, i cili tani është gjashtë vjet

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *