Home / Lajme / Maqedoni / Të gjithë kundër Gruevskit

Të gjithë kundër Gruevskit

21 mars
Partitë shqiptare të opozitës, por edhe një grup të pakënaqurish në kuadër të BDI-së kërkojnë nga Ali Ahmeti braktisjen e Qeverisë, për shkak të partneritetit joparimor dhe skenarëve me prapavija të caktuara nga ana e VMRO-DPMNE.

Partitë shqiptare të opozitës, por edhe një grup të pakënaqurish në kuadër të BDI-së kërkojnë nga Ali Ahmeti braktisjen e Qeverisë, për shkak të partneritetit joparimor dhe skenarëve me prapavija të caktuara nga ana e VMRO-DPMNE.

Faktori politikë shqiptarë shprehet kundër politikave aktuale të kryeministrit Nikolla Gruevski të cilat rrezikojnë perspektivën euroatlantike të vendit dhe tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare. Kjo garnitur qeverisësë gjithashtu kritikohen se nuk po zbaton Marrëveshjen e Ohrit, e cila parasheh avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoni.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u shpreh se është momenti i fundit, është sekonda e fundit që BDI të lëshon qeverinë, në mënyrë që të delegjitimohet kjo politikë e mbrapshtë. Poashtu z. Thaçi përsëriti se Partia Demokratike Shqiptare nuk hyn në qeveri, ajo ka propozuar një Marrëveshje Politike dhe se do të ndjekë procesin demokratikë.

“Të shpallen zgjedhje të parakohshme dhe pas fitores së PDSH-së, pa marrë parasysh se cila parti maqedonase do ti fitojë zgjedhjet, duhet të pranojë platformën e PDSH-së, pra Marrëveshjen politike, u shpreh z. Thaçi.

Lidhur me zërat që po shpeshtohen rreth braktisjes së Qeverisë nga ana e BDI-së, dhe refuzimit të PDSH-së për të qenë pjesë e Qeverisë, Imer Selmani theksoi se as DR-ja nuk e ndien të nevojshme dhe të arsyeshme që si parti të participojë në Qeverinë Gruevski.

DR-ja, është e shqetësuar nga politikat e mbimajorizimit nga një bashkësi etnike ndaj bashkësive të tjera joshumicë.

Imer Selmani, gjatë takimeve me anëtarësinë e kësaj partie në Strugë, së bashku me të pranishmit, është përpjekur të shprehë brengosjen e përbashkët për ardhmërinë e vendit, të cilën e kanë ndërtuar bashkërisht shqiptarët, turqit, boshnjakët etj. Ai përmendi edhe luftën permanente që zhvillon kjo parti për barazinë e plotë mbi baza etnike dhe fetare të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Edhe Bashkimi Demokratik Kombëtar kërkon nga Ali Ahmeti që sa më shpejtë të largohet nga qeveria aktuale e cila po realizon projektet më antishqiptare.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po përballet me presione të brendshme për të lëshuar Qeverinë dhe se ai këtë situatë i`a ka sqaruar edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë në Maqedoni. Ahmeti përpos presionit të partive opozitare, po ndeshet me grupet “rebele” edhe në strukturat partiake, të cilat kërkojnë sa më shpejt që të bëhen presione deri në braktisjen e partneritetit qeveritar me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Sipas një sondazhi të fundit,shqiptarët e Maqedonisë kanë humbur besimin tek politika e Kryeministrit të vendit,Nikolla Gruevki.93 % e shqiptarëve janë kundër dhe vetëm më pak se 5% e përkrahin Gruevskin.(INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *