Home / Sport / “Telenovelës” Riberi i shtohet një tjetër aktor: Ferguson

“Telenovelës” Riberi i shtohet një tjetër aktor: Ferguson

Pak ditë më parë francezi deklaroi se nëse do të linte Bajernin, destinacioni i tij ishte Spanja. Por kjo deklaratë duket se nuk i ka dekurajuar aspak pretendentët e tjerë.

Njëri prej tyre është Aleks Ferguson. Sipas të përditshmes “Express”, numri një i stolit të “Djajve të kuq” ka ndërment të përfitojë nga përballja e skuadrës së tij me Bajernin e Mynihut në Ligën e Kampionëve, për të filluar bisedimet me Rumenigen dhe Uli Hënesin në lidhje me francezin.

Sipas tabloidit anglez, Sër Aleks Ferguson është i gatshëm t’u vërë në pjatë bavarezëve plot 40 milionë stërlina (pothuajse 45 milionë euro), në mënyrë që të bindë drejtuesit gjermanë ta lënë të lirë Frenk Riberinë të transferohet në “Old Traford” sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *