Home / Lajme / Maqedoni / Tetë persona me lëndime më të lehta gjatë një fatkeqësie hekurudhore në Gostivar

Tetë persona me lëndime më të lehta gjatë një fatkeqësie hekurudhore në Gostivar

16 mars

Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, pas çka menjëherë janë lëshuar në shërim shtëpiak. Udhëtarët e tjerë në tren janë vendosur në autobus dhe janë dërguar për Kërçovë. Me tren udhëtonin më shumë se 40 persona.

Urim Hasipi
Tetë persona janë lënduar më lehtë gjatë fatkeqësisë së mbrëmshme hekurudhore, në të cilën lokomotiva nga treni i udhëtarëve që qarkullonte në relacionin Shkup – Kërçovë, u zhvendos nga binarët për shkak të shembjes në hekurudhën në afërsi të fshatit gostivaras Lakavicë.

Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, pas çka menjëherë janë lëshuar në shërim shtëpiak. Udhëtarët e tjerë në tren janë vendosur në autobus dhe janë dërguar për Kërçovë. Me tren udhëtonin më shumë se 40 persona.

Ekipe të “Hekurudhave të Maqedonisë” punojnë në pastrimin e shembjes së tokës dhe pritet aftësim i asaj pjese të hekurudhës për një deri në dy ditë. Të dy vagonat e trenit, lokomotiva e së cilave e rëndë 120 tonë, u zhvendos, tash më janë kthyer në stacionin hekurudhor në Gostivar.

Sipas të thënave të makinistit vozitës, në kilometrin e shtatë të stacionit Gostivar drejt Kërçovës ka vërejtur drunj të rrëzuar në hekurudhë dhe ka filluar të frenojë, por përplasja në shembjen përkatësisht lymën e dheut, nuk ka mundur ta evitohe

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *