Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi uron arsimtarët

Thaçi uron arsimtarët

6 mars-
Ju siguroj se sfidat që i kemi përpara bashkërisht do ti tejkalojmë dhe zgjidhim.Andaj, me respektin më të madh, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë, për nderë të 7 Marsit ditës së arsimit shqip, thuhet në telegram urimin e Menduh Thaçit Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare drejtuar arsimtarëve.

Me rastin e 7 marsit ditës së arsimit shqip, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, u është drejtuar të gjithë arsimtarëve me anë të një telegram urimi.
“Ju që gjithmonë keni ditur që në shtëpitë tona të sjellni dritën e arsimit dhe edukimit, përgjithnjë do të ngeleni elita më e respektuar e kombit. Kontributi juaj në sferën e arsimit dhe civilizimit mbarëkombëtar gjithmonë do të ngelet i padiskutueshëm.

Vlerat të cilat sot i gëzon kombi shqiptarë janë fryt i punës suaj të palodhshme për të arsimuar dhe edukuar rininë shqiptare. Ju gjithnjë keni qenë mburoja e vërtetë e çështjes shqiptare.

Ju siguroj se sfidat që i kemi përpara bashkërisht do ti tejkalojmë dhe zgjidhim.

Andaj, me respektin më të madh, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë, për nderë të 7 Marsit ditës së arsimit shqip, thuhet në telegram urimin e Menduh Thaçit Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare drejtuar arsimtarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *