Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Nëse BDI del nga qeveria ne nuk hyjmë

Thaçi:Nëse BDI del nga qeveria ne nuk hyjmë

19 mars-

Ndërsa kryetari i PDSH-së, Mnduh Thaçi e falënderoi Haradinajn dhe njëkohësisht përsëriti qëndrimin e PDSH-së se Maqedonia ballafaqohet me probleme të mëdha dhe se gjendet në një udhëkryq pa rrugëdalje. “Pozita e shqiptarëve çdo ditë bëhet edhe më e rëndë edhe se në periudhën e komunizmit dhe tranzicionit.

Me ftesë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Prishtinë qëndroi Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në këtë takim përveç Haradinajt , prezent ishte edhe nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala dhe veprimtari i shquar i çështjes shqiptare Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf Gërvallës. Në këtë takim para mediave Kryetari i AAk-së, Ramush Haradinaj theksoi se pata një takim tejet të rëndësishëm me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Thaçi.

“Këto takime janë të rregullta me partinë aleate të AAK-së, dhe gjithashtu pata rastin dhe mundësinë që nga lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, drejtpërdrejtë të informohem për zhvillimet e fundit në Maqedoni”, tha Haradinaj.

Ndërsa kryetari i PDSH-së, Mnduh Thaçi e falënderoi Haradinajn dhe njëkohësisht përsëriti qëndrimin e PDSH-së se Maqedonia ballafaqohet me probleme të mëdha dhe se gjendet në një udhëkryq pa rrugëdalje. “Pozita e shqiptarëve çdo ditë bëhet edhe më e rëndë edhe se në periudhën e komunizmit dhe tranzicionit.

Përveç diskriminimit etnik që ju bëhet shqiptarëve , shqiptarët po ballafaqohen edhe me diskriminim tejet të rëndë ekonomik “u shpreh Thaçi. Pas pyetjeve të gazetarëve drejtuar Thaçi, se ku është rrugëdalja nga kjo situatë, se si i komenton marrëdhëniet e koalicionit qeveritar VMRO-BDI dhe se nëse largohet BDI nga qeveria a do të merr përgjegjësi PDSH-ja në qeverisjen e VMRO-së, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u shpreh se është momenti i fundit, është sekonda e fundit që BDI të lëshon qeverinë, në mënyrë që të delegjitimohet kjo politikë e mbrapshtë.

Poashtu Thaçi përsëriti se Partia Demokratike Shqiptare nuk hyn në qeveri, ajo ka propozuar një Marrëveshje Politike dhe se PDSH-ja do të ndjekë procesin demokratike dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme dhe pas fitores së PDSH-së, pa marrë parasysh se cila parti maqedonase do ti fitojë zgjedhjet, duhet të pranojë platformën e PDSH-së, pra Marrëveshjen politike, tha Thaçi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *