Home / Lajme / Rajon / Tito vdiq si mysliman?

Tito vdiq si mysliman?

29 mars
Ai më pas e pyeti Badurinën se çka të bëjë pasi e mësoi këtë lajm dhe ai iu përgjigj “Vetëm ta dini asgjë më shumë. Do ta shihni kur të varroset. Do ta ketë vetëm emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes dhe vdekjes, sepse kështu varrosen myslimanët”.

Në varrin e Titos, përveç yllit me pesë rremba ka edhe shenja që tregojnë se ish presidenti i Jugosllavisë vdiq si mysliman. Të paktën kështu thotë një intervistë të papublikuar në Radio Beograd para dhjetë viteve myftiu i Beogradit, Hamdija Jusufspahic. Gazeta e Beogradit “Press” ka zbuluar intervistën në arkivin e Radio Beogradit dhe e ka publikuar atë, raporton Index.

“Kur vdiq Tito, unë së bashku me ambasadorin e Algjerisë, Hamid Agjali, shkuam së bashku të nënshkruajmë në librin e zisë. Sapo shkuam, menjëherë na u afrua Berislav Badurina, më duket se kështu quhej, shefi i kabinetit i Titos ose sekretari personal. Dhe ai mu afrua dhe më tha: ‘Urime juve’. ‘Po pse më uron për zotin o vëlla? Njeriu ka vdekur, e ti më uron?’ ‘Vdiq në fenë tuaj!’ “Çka?’ mbeta i habitur…”‘, “Në fenë tuaj. Vdiq duke e lexuar Kuranin. Tri herë e lexoi Kuranin’…”, tha Jusufspashic.

Ai më pas e pyeti Badurinën se çka të bëjë pasi e mësoi këtë lajm dhe ai iu përgjigj “Vetëm ta dini asgjë më shumë. Do ta shihni kur të varroset. Do ta ketë vetëm emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes dhe vdekjes, sepse kështu varrosen myslimanët”.

““Unë jam takuar disa herë me Titon. Jam takuar me të edhe si student në Kajro. Kam qenë student i Universitetit të Teologjisë Islame. Ky është Universiteti më i vjetër në botë. Quhet Al Azhar… Kam qenë atje duke punuar si profesor i dërguar nga Jugosllavia kur jemi takuar. Tito erdhi në klubin tonë, Klubi i Jugosllavisë dhe pyeti: ‘Kush prej juve rinisë, flet arabisht?’ ‘Unë flas arabisht’, isha i vetmi në atë kohë prej atyre të rinjve që flisja arabishten. Atëherë Tito më tha ‘mësoni fëmijët e mi arabisht sepse arabishtja është gjuhë e ardhmërisë'”, tha Jusufspahic i cili u bë mik i ngushtë i Titos pas vitit 1968, pasi u kthye në Beograd.

Jusufspahic në këtë intervistë të papublikuar rrëfen se si Tito e ka pyetur atë se sa herë në ditë falen myslimanët, ndërsa më së shpeshti ka biseduar me të se si myslimanët e besojnë Allahun.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *