Home / Lajme / Maqedoni / To Vima: Uashingtoni propozon ‘Republika Veriore e Maqedonisë’

To Vima: Uashingtoni propozon ‘Republika Veriore e Maqedonisë’

10 mars-
Obama dhe Klintoni, siç theksohet, i kanë thënë Papandreut se nëse Greqia përgjigjet pozitivisht në kërkesën e tyre, Uashingtoni është i gatshëm ta informojë Këshillin e sigurisë së KB-së, se emri “IRJM” në të ardhmen mund të zëvendësohet me “Republika Veriore e Maqedonisë”, ndërsa gjuha që flitet në vend si “gjuha veriore maqedonase”.

Athina ta rihetojë qëndrimin e vet në lidhje me kontestin për emrin me Shkupin dhe ta shqyrtojë propozimin “Republika Veriore e Maqedonisë” si zgjidhje për problemin, kanë kërkuar presidenti amerikan Barak Obama dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton në takimet në Uashington me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, shkruan sot gazeta “To Vima”.

Obama dhe Klintoni, siç theksohet, i kanë thënë Papandreut se nëse Greqia përgjigjet pozitivisht në kërkesën e tyre, Uashingtoni është i gatshëm ta informojë Këshillin e sigurisë së KB-së, se emri “IRJM” në të ardhmen mund të zëvendësohet me “Republika Veriore e Maqedonisë”, ndërsa gjuha që flitet në vend si “gjuha veriore maqedonase”.

Papandreu, sipas “To Vimës”, e cila i referohet burimeve të lartë diplomatike amerikane e ka informuar Obamën dhe Klintonin se do të përgjigjet pasi që në detaje do ta shqyrtojë kërkesën e tyre.

Uashingtoni, siç theksojnë diplomatët amerikanë për gazetën, është fuqimisht i interesuar që të kompletohet përhapja e NATO-s në Evropën Juglindore, që nuk është e mundur pa zgjidhjen e problemit për emrin e Maqedonisë. SHBA-ja shpejton t’i inkuadrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO, për shkak të strategjisë së re mbrojtëse amerikane, e cila parashikon sistemim të mburrojave antiraketore në Evropën Lindore dhe në Mesdheun Lindor, në vend që në Poloni, Çeki dhe Baltik, siç është planifikuar më parë.

Vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Juglindore nën kushte të caktuara tashmë janë përgjigjur pozitivisht në kërkesën amerikane për sistemim të mburrojës antiraketore, shkruan “To Vima”.

Ndërkohë, zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas, i cili e shoqëron Papandreun në Uashington për televizionin “Skaj” pohoi se çështja e emrit, krahas Qipros dhe marrëdhënieve me Turqinë, është një nga temat e takimeve me presidentin dhe me sekretaren shtetërore të SHBA-së. Ai pohoi se nga Athina nuk është kërkuar asgjë plotësuese dhe se pozicionet e saj në lidhje me çështjen e emrit janë “të qarta dhe mirë të njohura”.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *