Home / Lajme / Maqedoni / U miratua Propozim-ligji për shërbim në ARM

U miratua Propozim-ligji për shërbim në ARM

12 mars-
Në pjesën e paradites të mbledhjes, parlamentarët nga VMRO-DPMNE-ja ligjin e cilësuan si zgjidhje të shkëlqyeshme, e cila ushtarëve profesionistë du t’u mundësojë, pas moshës 38-vjeçare të jenë rezervë aktive, rikualifikim, mjekim shëndetësor falas dhe kompensim mujor prej 7.000 denarëve, në pajtim me mundësitë e shtetit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot pasdite, në kuadër të seancës së 97-të e miratoi Propozim-ligjin për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në pjesën e paradites të mbledhjes, parlamentarët nga VMRO-DPMNE-ja ligjin e cilësuan si zgjidhje të shkëlqyeshme, e cila ushtarëve profesionistë du t’u mundësojë, pas moshës 38-vjeçare të jenë rezervë aktive, rikualifikim, mjekim shëndetësor falas dhe kompensim mujor prej 7.000 denarëve, në pajtim me mundësitë e shtetit.

Deputetët opozitarë, ndërkaq, vlerësuan se ligji nuk është i mirë, nuk e zgjidh në mënyrë të përhershme statusin e ushtarëve profesionistë dhe ka dispozita të cilat janë kundërkushtetuese. Ata kërkuan tërheqje të tekstit nga procedura kuvendore, analizë të tij nga ekspertët dhe mundësisht përgatitje e tekstit të ri.

Deputetët pa debat, sot pasdite i miratuan edhe ndryshimet e ligjit për nëpunësit shtetërorë, me të cilin rregullohet statusi i të punësuarve në Agjencinë për Kadastër të patundshmërive, si institucion autonom i vetëfinancuar. Me ligjin e ri Agjencisë i mundësohet t’i mbajë kuadrot e kualifikuara. Qëllimi është të përmirësohet hija e bërë dhe për shkak të qasjes specifike të punëve të cilat i kryen Agjencia, çështje të caktuara lidhur me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve, të mundet t’i rregullojë në mënyrë të ndryshme nga Ligji për nëpunësit shtetërorë.

Kuvendi nuk i miratoi Propozim ligjin për dhënien e vauçerëve dhe Propozim ligjin për ndryshim të Kodit zgjedhor, ndërsa i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, të parshtruara nga deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Pasi që e shtjelluan rendin e ditës së mbledhjes së 97-të, deputetët vazhduan me punë sipas pikëve të mbledhjes së 95-të. Me atë rast nuk i miratuan konkludimet për Informatën për gjendjen me prodhimin, blerjen dhe plasmanin e mollëve nga rendimenti i vitit 2009, parashtruar nga deputetë të LSDM-së.

Para se të fillojë debati rreth Informatës për gjendjet në elektranat shtetërore SHA ELEM, parashtruar, gjithashtu, nga deputetë të LSDM-së, kryetari i Kuvendit, me kërkesë të grupit të deputetëve të LSDM-së, dha pauzë të shkurtë, në mënyrë që të pritet të arrijë zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *