Home / Lajme / Maqedoni / Vatle: Nuk mund të merret azil në baza ekonomike

Vatle: Nuk mund të merret azil në baza ekonomike

9 mars
Vatle shprehu keqardhje që njerëzit kanë qenë viktima të manipulimit dhe që u janë ekspozuar shpenzimeve shtesë për udhëtim, ndërsa megjithatë do të duhet të kthehen në shtetin amë, pasi që në Belgjikë nuk mund t’i realizojnë të drejtat sociale.

Banorët e Likovës nuk mund të marrin azil në bazë ekonomike, e as punësim dhe vendqëndrim në Belgjikë, ishte mesazhi që kryetarit të komunës së Likovës, Sadulla Duraku, sot ia dha sekretari shtetëror për azil dhe migrim, Melkior Vatle.

Ai erdhi në Likovë që të bindet se si është gjendja ekonomike në këtë rajon të shtetit dhe apeloi deri tek institucionet kompetente përmes projekteve të ndryshme të investojnë në zhvillimin ekonomik në këto fshatra.

Vatle shprehu keqardhje që njerëzit kanë qenë viktima të manipulimit dhe që u janë ekspozuar shpenzimeve shtesë për udhëtim, ndërsa megjithatë do të duhet të kthehen në shtetin amë, pasi që në Belgjikë nuk mund t’i realizojnë të drejtat sociale.

“Më duhet të jem i qartë. Nuk ekzistojnë mundësi për marrjen e azilit në bazë të arsyeve ekonomike, nuk ka opsion për një gjë të këtillë. Ne erdhëm këtu ta shohim se si është situata ekonomike dhe do të them se nuk është e thjeshtë. Kemi projekte, kemi vizione dhe mundësi edhe kjo duhet t’i bëhet e qartë popullatës këtu. Nëse ata dëshirojnë të vijnë në Belgjikë, të përfitojnë apo të blejnë shtëpi do të bëheshin viktima, pasi që duhet të kthehen prapa. Do të investojnë para pa pasur përfitime. Prandaj duhet të fokusohen në investimet këtu, pasi që kjo është rruga më e drejtë deri tek zhvillimi ekonomik”, tha Vatle.

Procesi i liberalizimit të vizave, siç tha ai, nuk është sjellë në pikëpyetje si rezultat i bashkëpunimit të mirë midis qeverisë së Maqedonisë dhe atë të Belgjikës dhe reagimin në kohë rreth problemit me azilantët.

Në takimin në Likovë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *