Home / Sport / VAZHDOJNË EMOCIONET NË LIGËN E KAMPIONËVE

VAZHDOJNË EMOCIONET NË LIGËN E KAMPIONËVE

Çelsi-Inter dhe Sevilla-CSKA Moskë janë duelet e kthimit të 1/8 së finales që zhvillohen sonte.

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë të martën me dy ndeshjet e rradhës të kësaj veprimtarie. Çelsi-Inter dhe Sevilla-CSKA Moskë janë duelet e kthimit të 1/8 së finales. Pa dyshim takimi kryesor i mbrëmjes do të zhvillohet në stadiumin Stamford Bridge në mes dy superfuqive të futbollit botëror, Çelsi dhe Inter. Në takimin e parë të zhvilluar në Milano, Interi mori fitore 2:1, dhe tani vjen në Londër për të ruajtur këtë epërsi minimale. Mirëpo goli i shënuar si mysafir, rrit optimizmin e anglezëve, të cilët pos kësaj si epërsi e shohin edhe trajnerin italian të çelsit Karlo Ançeloti, i cili njeh shumë mirë lojën e kampionëve të Italisë. Ançeloti shpreson të eliminoi bashkëkombasit e tij, me të cilët ka rivalizuar edhe në të kaluar, duek qenë trajner i Milanit. Mirëpo edhe Interi ka adutet e saj në këtë takim. Në fakt është Murinjo ai i cili në të kaluarën ka drejtuar Çelsin, dhe kjo mund t’i ndihmojë atij për të gjetur formulën e ruajtjes së rezultatit. Portugezi shpreson që me Interin të avansojë në çerek-finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo edhe oponenti i tyre kërkon të njëjtën gjë. Londinezët kanë formacion të frikshëm dhe të udhëhequr nga futbollistë si Terry, Ballack, Lampard, Anelka e Drogba, pritet të sulmojnë që nga minuta e parë.
Në ndeshjen tjetër më pak interesante Sevilla është shumë pranë kualifikimit. Spanjollët në Moskë morën barazimin 1:1 përballë CSKA-së, duke bërë hapin e parë dhe të madh drejt çerek-finales. Sevilla të martën në mbrëmje ka nevojë për barazim pa gola për të siguruar kualifikimin, mirëpo sipas zërave që vijnë nga kampi i tyre, ata do të kërkojnë të mundin rusët.

Takimet – e martë:

Chelsea-Inter 20.45 (1:2)
Sevilla-CSKA 20.45 (1:1)

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *