Home / Sport / Vazhdon Liga e Kampionëve, superndeshja Arsenal-Barcelona

Vazhdon Liga e Kampionëve, superndeshja Arsenal-Barcelona

Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve do t’i vërë përballë dy skuadrat e njohura për lojën e tyre atraktive dhe ofansive, Arsenal dhe Barcelona. “Topçinjtë” do të tentojnë ta ndalin hovin e katalonasve dhe të yllit të tyre, Lionel Messi, derisa kampionët e Evropës shkojnë në Angli për të nxjerrë rezultat të favorshëm. Në përballjen tjetër, Inter dhe CSKA do të mundohen ta përsërisin impresionimin e tyre të së tetës së finales.

Arsenal e gostit të mërkurën mbrëma Barcelonën, me besimin se mund ta eliminojë kampionin e Evropës, pas dy ndeshjesh të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, që pritet të sjellë dramë të vërtetë.

Këto të dyja njihen si skuadrat që zhvillojnë lojë atraktive dhe mjaft ofanzive. “Topçinjtë” mbeten në luftë për titull të kampionit në Premierligë, me shpresën se, në fund do t’i lënë prapa rivalët Manchester United e Chelsea. Ata do të mundohen ta harrojnë gabimin e madh të portierit Manuel Almunia, që i kushtoi me barazimin e së shtunës ndaj Birmingham Cityt.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pritet ta ketë në dispozicion mesfushorin kryesor, Cesc Fabregas, edhe pse ky i fundit nuk e përfundoi mirë stërvitjen e së martës. Trajneri francez beson në potencialin e skuadrës së tij.

“Barcelona është një kundërshtar i veçantë dhe ne jemi munduar të përgatitemi sa më mirë në ditët e fundit.javascript:void(0); Por, ne kemi rënë pas barazimit të së shtunës. Është gjithmonë e vështirë t’i ngreshë lart futbollistët, kur e pranon një rezultat të tillë (1:1). Ne po ecim në një rrugë mjaft të vështirë, ku ne e dimë se nuk ka vend për gabime, kështu që të shtunën ishte një zhgënjim i madh për ne”, tha Wenger për ueb faqen zyrtare të klubit.

Barazimi ndaj Birminghamit nuk do të thotë asgjë, ngase kur është gjendur në vështirësi, Arsenal ka ditur gjithmonë të këndellet. S’do diskutim se anglezët do ta kenë përballë klubin më të mirë në botë. Edhe pse kanë marrë disa kritika për paraqitjet e sivjetme, që nuk janë të nivelit të vitit të kaluar, Blaugrana janë gjithmonë në dispozicion, kur të jetë e nevojshme.

Katalunasit do të mbështeten te super ylli i tyre, Lionel Messi, i cili nuk di të ndalet me shënimin e golave këtë sezon.

“Në këtë periudhë të këtij kompeticioni, ne nuk koncentrohemi shumë se me kë do të luajmë, sepse që të jesh më i miri, duhet t’i mposhtësh më të mirët. Arsenal, sikur Manchester United, zhvillon lojë mjaft ofansive dhe unë nuk pres nga ata që ta ndryshojnë taktikën ndaj nesh. Ne duhet ta shfaqim lojën tonë dhe të mos e ndryshojmë mënyrën e saj”, ka thënë argjentinasi Messi për ‘The Mirror’.

Trajneri Pep Guardiola kërkon lojë ofansive nga lojtarët e tij. “Që kur kam filluar të punojë këtu, loja jonë ishte e guximshme dhe sulmuese, kjo është një mënyrë për ta përjetuar futbollin. Edhe nëse fitojmë edhe nëse humbim, dëshiroj të shoh se kush jemi dhe në çfarë mënyre luajmë. Ne do ta sulmojmë Arsenalin”, ka thënë trajneri spanjoll, i cili me Barçën, sezonin e kaluar i fitoi të gjitha trofetë e mundshëm.

Te Barça, kapiteni Carles Puyol pritet të luajë si mbrojtës i majtë, pasi mbrojtësi francez, Eric Abidal, edhe pse është rikthyer nga lëndimi, nuk është i gatshëm plotësisht për lojë.

Çifti tjetër çerekfinal i së mërkurës është Inter-CSKA Moska. Italianët, të cilët arrijnë nga humbja me Romën në Serie A, do të mundohen ta vazhdojnë impresionimin që lanë në përballjet me Chelsean, në të tetën e finales.

“Nëse nuk kemi diskualifikime dhe lëndime, ne mund t’i kalojmë pengesat. Mendoj se skuadra jonë është ndër gjashtë më të mirat në Evropë, për këtë nuk kam dyshim”, ka thënë mesfushori i Interit, Wesley Sneijder.

Mirëpo, edhe rusët e CSKA-së po kalojnë momente të mira, pasi e befasuan Sevillën në Spanjë, duke e mposhtur 2:1. Të udhëhequr nga serbi Milos Krasic, ata do të mundohen ta bëjnë befasinë e radhës.

Liga e Kampionëve
E mërkurë
Arsenal – Barcelona 20:45
Inter – CSKA Moscow 20:45

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *