Home / Lajme / Maqedoni / Veljanoski: Nuk ka ndryshim të modelit zgjedhor në Maqedoni

Veljanoski: Nuk ka ndryshim të modelit zgjedhor në Maqedoni

31 mars-
“Me këtë model zgjedhor do t’i vrapojmë edhe zgjedhjet e ardhshme”, thotë kryetari i Parlamentit.
BDI-ja partneri kualicionar i VMRO-DPMNE-së e përkrahu idenë e IND-së për lista të hapura dhe kërkoi që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Veljanoski është decid se nuk do të ketë as ndryshim të numrit të njësive zgjedhore

Urim Hasipi
Nuk ka ndryshime në modelin e tashëm zgjedhor, e as në numrin e njësive zgjedhore. Modeli zgjedhor në Maqedoni është i mirë dhe jep rezultate, deklaroi sot kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski në takimin me gazetarët.

Kryetari i Kuvendit këtë e deklaroi një javë pas mbajtjes së Konferencës për lista të hapura dhe publikimin e rezultateve nga anketa sipas së cilës gjysma e deputetëve do të pajtoheshin me vendosjen e listave të hapura zgjedhore dhe me ndryshimin e sistemit. Konferenca ishte në organizim të Institutit amerikan nacional demokratik (IND). Veljanoski konsideron se tani nuk është koha për hapejn e temave për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe se deputetët parashtruan mendime personale.

“Me këtë model zgjedhor do t’i vrapojmë edhe zgjedhjet e ardhshme”, thotë kryetari i Parlamentit.

BDI-ja partneri kualicionar i VMRO-DPMNE-së e përkrahu idenë e IND-së për lista të hapura dhe kërkoi që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Veljanoski është decid se nuk do të ketë as ndryshim të numrit të njësive zgjedhore.

Rafiz Aliti deputet nga BDI-ja në një deklaratë për mediat e përsëriti qëndrimin e partisë së tij derisa hapet Kodi ligjor zgjedhor të ketë lista të hapura zgjedhore dhe se në Republikën e Maqedonisë duhet të ketë një njësi zgjedhore. BDI-ja, thotë ai, do të pranonte edhe tre njësi zgjedhore.

“Mendoj se të gjitha subjektet politike në vend duhet të diskutojnë me argument edhe për listat e hapura”, shton Aliti.

Qeveria ka formuar komision i cili punon në precizimin dhe ndryshimin e e legjislativit zgjedhor pas publikimit të raporteve të fundit të OSBE-së/ODIR me vërejtje për procesin zgjedhor në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *