Home / Sport / Vengeri injoron Realin

Vengeri injoron Realin

Trajneri francez i Arsenalit, Arsen Venger, ka hequr emrin e vet nga lista e kandidatëve për stolin e Realit të Madridit.

Manuel Pelegrini duket se i ka ditët e numëruara në krye të stolit madrilen, sidomos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Prandaj, drejtuesit e klubit kryeqytetas janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të trajnerit kilian dhe një prej alternativave është francezi i stolit të “Topçinjve”, Arsen Venger.

Venger kërkohet prej mëse një viti nga drejtuesit e “galaktikëve”, por vetë trajneri francez ka përjashtuar çdo mundësi për një transferim në “Santiago Bernabeu”. “Do respektoj kontratën me Arsenalin dhe do qëndroj deri në vitin 2011. Asgjë tjetër veç kësaj nuk ka për të ndodhur”, pohoi numri një i stolit të ekipit londinez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *