Home / Lajme / Botë / Vetëvrasje e tre, me siguri, imigrantëve të Evropës Lindore në Gllazgov

Vetëvrasje e tre, me siguri, imigrantëve të Evropës Lindore në Gllazgov

8 mars
Mediat lokale në Skoci konfirmuan se bëhet fjalë për punëtorë të huaj dhe për azilantë nga pjesët lindore të Evropës. Sipas disa nga mediat glazgoviane, vetëvrasësit janë imigrantë rusë, ndërsa të tjera konfirmojnë se personat janë të ardhur nga Kosova.

Tre persona janë vrarë në Glazgov, duke u hedhur nga kati i 15-të nga një prej tetë gradaçelava në këtë qytet skocez. Përfaqësuesi i policisë njoftoi se hetimi zbuloi se nuk bëhet fjalë për vrasje të personave, prej të cilëve dy ishin meshkuj ndërsa e treta ka qenë femër.

Polica lokale konfirmoi se ende nuk dihet se kush është arsyja për vetëvrasje, dhe as se kush ishin personat në këtë incident tragjik, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Mediat lokale në Skoci konfirmuan se bëhet fjalë për punëtorë të huaj dhe për azilantë nga pjesët lindore të Evropës. Sipas disa nga mediat glazgoviane, vetëvrasësit janë imigrantë rusë, ndërsa të tjera konfirmojnë se personat janë të ardhur nga Kosova.

Supozimet e tilla bazohen mbi të dhënat që ka policia dhe autoritetet lokale se gradaçelat prej të cilave më e larta ka 30 kate, vitet e fundit kanë qenë strehimore ilegale për shumë të huaj të cilët janë në punë të përkohëshme në Skoci.

Bëhet fjalë për gjithsej tetë shumëkatëshe, të ndërtuara në Glazgov në vitet gjashtëmbëdhjetë të shekullit të 20-të.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *