Home / Sport / Villa: Messi është numër një

Villa: Messi është numër një

Sulmuesi i Valencias ka lavdëruar Lionel Messin, duke e cilësuar atë si futbollistin më të mirë në Botë.

David Villa, sulmuesi më i mirë i Valencisë ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. Sipas këtij futbollistit, Messin është vështirë ta stoposh në sulm, pasi ka talent të rrallë të kësaj loje të popullarizuar në botë. “Kur futbollisti më i mirë në botë është në ditën e tij më të mirë, është vështirë ta ndalosh atë”, tha Villa.
Villa mungoi të dielën kur Valencia në Kam Nou u përball me Barcelonën, ndërsa pikërisht Messi shkëlqeu me tre gola të shënuar.
Vlen të ceket se egziston mundësia që Messi dhe Villa të bëhen bashkëlojtar, në qoftë se Valencia pranon ofertën e Barcelonës për sulmuesin e tyre.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *