Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohen detaje për atentatin ndaj Gligorovit

Zbulohen detaje për atentatin ndaj Gligorovit

23 mars-
“Autoritetet maqedonase nuk treguan interes të veçantë për të gjetur atentatin dhe kjo solli në një situatë që babai im u pajtua me atentatorët”, ka shkruar Vladimir Gligorov.

Vladimir Gligorov, djali i ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov ka zbuluar detaje shokuese lidhur me atentatin ndaj babai të tij, Kiro Gligorov, që ndodhi më 3 tetor të vitit 1995, si president i vendit.

Gligorov, i cili jeton dhe punon në Vjenë të Austrisë, këto të dhëna i ka zbuluar në një kolumnë të botuar në revistën Peshcarnik.

“Autoritetet maqedonase nuk treguan interes të veçantë për të gjetur atentatin dhe kjo solli në një situatë që babai im u pajtua me atentatorët”, ka shkruar Vladimir Gligorov.

Ai e ka krahasuar njëlloj atentatin ndaj babait të tij Kiro Gligorov njëlloj me atë të kryeministrit serb Zoran Gjingjiç.

Atentati ndaj ish-presidentit Gligorov është kryer në një konstelacion specifik, menjëherë pasi që Maqedonia ishte pranuar në OKB, dhe pas vizitës njëditëshe të Gligorovit në Beograd, ku ai së bashku me presidentin Sllobodan Milloshevic, nënshkruan Marrëveshjen për njohje të ndërsjellët me RSJ-në e atëhershme.

Edhe avokati i njohur beogradas Toma Fila me origjinë nga Manastiri ka pohuar se atentati ndaj Gligorovi vjen nga “oborri” dhe se ai është bërë “nga njerëzit e tij”. /INA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *