Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendës-kryeministri Ademi takoi zyrtarin e lartë të NATO-s, Stefan Elgersma

Zëvendës-kryeministri Ademi takoi zyrtarin e lartë të NATO-s, Stefan Elgersma

24 mars-
Zëvendës-kryeministri Ademi e njoftoi zyrtarin e lartë të NATO-s Ellgersma për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se implementimi i këtij dokumenti është një nga pesë prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi ka pritur sot oficerin kompetent për Maqedoninë në NATO, Stefan Ellgersma.

Zëvendës-kryeministri Ademi e njoftoi zyrtarin e lartë të NATO-s Ellgersma për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se implementimi i këtij dokumenti është një nga pesë prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Implementimi i kësaj marrëveshje është me rëndësi për Maqedoninë sepse hap rrugën për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian”, theksoi zëvendëskryeministri Ademi. Ai e njohtoi zyrtarin e NATO-s për funksionimin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Planin Strategjik të Sekretariatit, përfaqësimin adekuat dhe të drejtë, implementimin e ligjeve që janë miratuar dhe burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, për procesin e decentralizimit.

Ademi u shpreh se Maqedonia ka vazhduar në zbatimin e reformave që kërkohen për anëtarësim në NATO dhe se shpreson se së shpejti do të tejkalohet pengesa e fundit, zgjidhja e çështjes së emrit, dhe vendi sa më shpejt të bëhet anëtar i barabartë i Aleancës.

Oficeri kompetet për Maqedoninë në NATO, Stefan Ellgersma tha se NATO-ja e ndjek procesin e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe se implementimi i këtij dokumenti ka rëndësi të madhe për vendin.

Dy bashkëbiseduesit kontatuan se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe se Maqedonia si shtet multietnik prodhon stabilitet në rajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *