Home / Lajme / Maqedoni / Zhdukja e shqiptarisë katolike në Maqedoni

Zhdukja e shqiptarisë katolike në Maqedoni

16 mars-
Së fundi janë nxitur disa iniciativa për të zhdukur kishën katolike me selinë e saj në Shkup, me në krye ipeshkvin Kiro Stojanov. Së fundi pikërisht nga kjo kishë po bëhen planifikime që selia e kishës katolike në Maqedoni të vendoset në qytetin e Strumicës. Ideja buron nga tendencat historike, duke e bazuar në të dhënat se në periudhën e mesjetës po funksiononte Ipeshkvia e Strumicës, së bashku me ate të Manastirit, Ohrit, Lipjanit dhe Prizrenit

Në Maqedoni me dekada është zhdukur qetësisht prania e shqiptarëve katolik, si një komunitet prestigjioz dhe me vlera të larta kombëtare. Vite me radhë u zhvillua qetë sllavosja e shqiptarisë katolike në Shkup. Në Argjipeshkvinë e dikurshme Shkup – Ohër, më vonë Shkup – Prizren (gjer më 1989), ku kanë meshuar shqip dhe kanë qenë në krye të grigjës katolike Andrea Bogdani, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Lazër Mjeda, kur ka shërbyer si motër nderi në Letnicë (të Karadakut) edhe Nënë Tereza dhe Gaspër Gjini (shqiptar i mbramë), në Kishën Katolike të Shkupit.

“Pas zhbërjes së Argjipeshkvisë Shkup-Prizren ma 1991 nga ana e Vatikanit, ulet shesh “me bekimin e Vatikanit”(!) një prifti i rremë katolik maqedonas, Pero Stojanov, që hoqi meshimin shqip dhe përdhosi ritet katolike të meshimit me rite sllavoorthodokse dhe fati i shqiptarisë katolike në Shkup, pas asaj që ndodhej gjithandej në Montenegro di Scupia (Karadak të Shkupit) dhe si e gjejmë nëpër enciklopedi mbi krishterimin shqiptar ndër këto vise, mori fund, ca shekuj pas thirrjes “Salva nos, perimus” (shpëtona o zot, po zhdukemi!) të Pjetër Bogdanit drejtuar Romës asokohe”, thekson analisti Nijazi Muhamedi.

Sipas tij, Vatikani tashi,me lobim masonësh maqedonas, bën përpjekje që qendrën metropolike katolike nga Shkupi (si qendër e dikurshme dhe e tashme e katolicizmit shqiptar) ta spostojë diku në Strumicë. “Dhe kjo po ndodh në krye të shënimit të 100 vjetorit të Nënë Terezës, shenjtores botërore që e dha krishterimi shqiptar”, vlerëson Muhamedi, si njohës i evoluimit dhe zhdukjes së shqiptarisë katolike.

Gjendja e Kishës Katolike

Vatikani deri në vitin 1999 ka njohur Ipeshkvinë Shkup-Prizren, e cila ka funksionuar nga periudha e ish-Jugosllavisë. Në maj të vitit 2000 u bë ndarja e kësaj kishe, me ç`rast u themelua Ipeshkvia e Shkupit. Në Maqedoni, sipas statistikave aktuale janë të regjistruar vetëm rreth 4 mijë besimtarë katolik me dy famulli katolike: Shkup dhe Manastir, si dhe janë të njohur edhe katolikët e ritit bizantin që përbëjnë një pakicë të përhapur me pesë famulli: Bogdanci, Gjevgejli, Radovë dhe Strumicë. Të dy ritet përbëjnë 1,2 për qind të besimtarëve katolike nga numri i përgjithshëm i popullatës.

Së fundi janë nxitur disa iniciativa për të zhdukur kishën katolike me selinë e saj në Shkup, me në krye ipeshkvin Kiro Stojanov. Së fundi pikërisht nga kjo kishë po bëhen planifikime që selia e kishës katolike në Maqedoni të vendoset në qytetin e Strumicës. Ideja buron nga tendencat historike, duke e bazuar në të dhënat se në periudhën e mesjetës po funksiononte Ipeshkvia e Strumicës, së bashku me ate të Manastirit, Ohrit, Lipjanit dhe Prizrenit.

Si jeton komuniteti i vogël katolik

Komuniteti katolik përbëhet kryesisht nga shqiptarët. Nënkryetari i Komisionit për marrëdhënie ndërfetare Anton Sereçi me keqardhje konstaton se numri i besimtarëve katolikë në Maqedoni është vazhdimisht në rënie. Ai kujton me nostalgji familjet Jaku, Gulia, Sereqi, Mirdita, Seba, Prenku e Gjini. Sipas Sereçit, komuniteti katolik shqiptar në Maqedoni po përjeton periudhën më të vështirë dhe kanë mbetur vetëm 250 familje katolike. “Mirëpo problemi më i madh i katolikëve shqiptare në Shkup ka të bëjë me mungesën e priftërinjve dhe me mosmbajtjen e meshës në gjuhën shqipe. Para plot 20 viteve është mbajtur mesha e fundit në gjuhën shqipe. Prej atëherë mbetëm disi anash, pa predikues, pa një bari të vërtetë, na merr malli kur shkojmë në Ferizaj, Prizren e Letnicë”, ka theksuar Sereçi.
Ipeshkvia e Shkupit njihet si selia kryeipeshkvore e Pjetër Bogdanit (1677-1689), Gjon Nikollë Kazazit (1743-1752), Ndre Logorecit (1888-1892), Lazër Mjedës (1909-1921), por edhe vendlindja e nobelistes shqiptare Nënë Terezës (1910-1997).

Kush e udhëheq Kishën Katolike në Shkup

Ipeshkv i Kishës Katolike në Shkup është monsinjor dr. Kiro Stojanov, një maqedonas nga komuna e Bosilovës. Ai njëherit është edhe administrator apostolik dhe eksark i Kishës maqedonaso-greke. Kiro Stojanov është peshkopi i parë katolik i nacionalitetit maqedonas, pas 104 viteve. Ai u shugurua si një prift në vitin 1986, dhe 1999-2005 ai ishte ndihmëse dhe titullar Peshkopi në Dioqezën e Shkupit e cila ishte e udhëhequr atëherë nga Imzot Joakim Herbut. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *