Home / Sport / Zhirondinët, mision i lehtë me Olimpiakosin

Zhirondinët, mision i lehtë me Olimpiakosin

Kampionët e Francës duhet të administrojnë fitoren e çmuar në Greqi, në mënyrë që të presin biletën e kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Fitorja minimale 1-0 tre javë më parë në Greqi u jep francezëve qetësinë për të bërë një lojë të kujdesshme, duke mos rrezikuar. Nga ana tjetër, Olimpiakosi nuk ka çfarë të humbasë dhe në sfidën e sotme do kërkojë të bëjë të pamundurën për të befasuar ekipin e Loran Blankut.

Për trajnerin vendas nuk do të jenë në dispozicion Henrike dhe Planus, të dy të dëmtuar. Gjithashtu, në dyshim është mesfushori Alu Diarra. Nëse ia del të kualifikohet, kjo do të jetë e para herë në histori që Bordoja arrin deri në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bordo – Olimpiakos (1 – 0), formacionet e mundshme:

Bordo (4-2-3-1): Karaso; Shalme, Siani, Sane, Tremulinas; Menegaco, Fernando; Vendel, Plasil, Gurkuf; Çamak. Trajner: Blank

Olimpiakos (4-3-3): Nikopolidis; Torosidis, Melberg, Papadopulos, R.Bravo; Mareska, Ledezma, Stoltidis; Lualua, Dudu, Mitroglo. Trajner: Bandoviç

Gjyqtar: O. Benkerença (Portugali)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *