Home / Sport / Zidan i bindur: Reali e kalon Lionin

Zidan i bindur: Reali e kalon Lionin

Ish-ylli madrilen, Zinedin Zidan, është i bindur se “galaktikët” janë në gjendje të përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë me Lionin në 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Në një prononcim për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”, ish-kapiteni i kombëtares franceze ka rikujtuar momentet e lavdishme me fanellën e merengesve (goli në finale ndaj Bajer Leverkusenit, që i solli madrilenëve trofenë e Ligës së Kampionëve në vitin 2002). “Ai gol gati sa e shkatërroi stadiumin nga brohoritjet e tifozëve”, kujton Zizu.

Por Reali nuk është më ai i kohës së tij (megjithëse ka shumë “galaktikë” në përbërje) dhe duhet të përmbysë humbjen e para dy javëve ndaj Olimpikut të Lionit në “Gerland”, nëse dëshiron të sigurojë një vend në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve (ku skuadra kryeqytetase nuk fiton që në kohën e Zidanit). Gjithsesi, francezi ka besim: “Jam i bindur se Reali do t’ia dalë të kualifikohet. Ata mund të bëjnë gjëra të mëdha në këtë sezon”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *