Home / Sport / Adebajor tërhiqet nga kombëtarja e Togos

Adebajor tërhiqet nga kombëtarja e Togos

Sulmuesi togolez i Mançester Sitit, Manuel Adebajor, ka njoftuar sot tërheqjen nga kombëtarja afrikane. 26-vjeçari luajti me Togon 38 ndeshje, duke shënuar 16 gola.

Sulmuesi e bëri të ditur lamtumirën e tij nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e internetit të Mançester Sitit. “Pas ngjarjes tragjike në muajin janar në Kupën e Afrikës, ku dy bashkëkombas të mi u vranë nga terroristët në Angola, unë mora vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e lojtarit.

Më pas shton: “I kam peshuar ndjenjat e mia në këta muaj pas ngjarjes së rëndë dhe jam ende i tronditur nga tragjedia ku isha dëshmitar. Ne ishim thjesht futbollistë që po shkonim të luanim një ndeshje futbolli për të përfaqësuar vendin tonë, kur u sulmuam nga njerëz që donin të na vrisnin të gjithëve. Është një ngjarje që nuk kam për ta harruar kurrë dhe që uroj të mos i ndodhë askujt”.

Adebajor për herë të parë veshi fanellën e kombëtares në Kupën e Botës në vitin 2006 dhe shpejt fitoi shiritin e kapitenit. Ndeshja e fundit me kombëtaren togoleze ishte në eliminatoret e Kampionatit Botëror të Afrikës së Jugut, në fitoren 1-0 përballë Gabonit në muajin nëntor.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *