Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti riaktualizon statusit e ish-pjestarëve të UÇK-së

Ahmeti riaktualizon statusit e ish-pjestarëve të UÇK-së

3 prill-
“Për statusin e UÇK, si status të një ushtrie, sigurisht se në të ardhmen duhet të shtrohet si problem që UÇK-ja të pranohet edhe institucionalishtë nga shteti, nga Republika e Maqedonisë, sepse UÇK-ja ka qenë ushtri me të gjitha formacionet e pranuar ndërkombëtarisht dhe si rezultat i kësaj pune, i kësaj lufte që ka bërë UÇK-ja, erdhëm deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit”, deklaron Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sërish paralajmëron zgjidhjen e statusit të ish-pjestarëve të UÇK-së. Për statusin e saj duhet të bisedohet pasi UÇK-ja solli deri te nënshkrimi i Marreveshjes së Ohrit, deklaroi Ahmeti.

“Për statusin e UÇK, si status të një ushtrie, sigurisht se në të ardhmen duhet të shtrohet si problem që UÇK-ja të pranohet edhe institucionalishtë nga shteti, nga Republika e Maqedonisë, sepse UÇK-ja ka qenë ushtri me të gjitha formacionet e pranuar ndërkombëtarisht dhe si rezultat i kësaj pune, i kësaj lufte që ka bërë UÇK-ja, erdhëm deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit”, deklaron Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Zgjidhja e statusit të UÇK-së është paralajmëruar disa herë madje, Ministri i punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami në tetor të viti të kaluar kishte paralajmëruar mbylljen e kësaj çështjej deri në fund të 2009-ës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka dhënë detaje nëse për këtë çështje ka biseduar në takimin e fundit me partnerin e tij të koalicionit, kryeministrin Nikolla Gruevski. Ahmeti tha se takimi ka qenë i rregullt dhe se me Gruevskin kanë disktuar çështje të rëndësishme si zgjidhja e kontestit rreth emrit dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Sigurisht që ne bashkë qeverisim, ndajmë mendime, bisedojmë për shumë çështje, për shumë tema, asgjë të fshehtë dhe tabu në tavolinë nuk ka. Sigurisht se bisedohet për çështje mjaftë të rëndësishme, siç zgjidhja e kontekstit të emrit, siç është integrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian, gjithashtu edhe rreth implementimit apo ecurisë më mirë të themi të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit e kështu me radhë”, shton Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Alsat duke u thirrur në burime të larta të BDI-së njoftoi se Ahmeti i ka thënë Gruevskit se durimi i partisë së tij do të zgjas deri në qershor, dhe në rast se deri atëherë nuk do të zgjidhet çështja e emrit dhe nuk zhbllokohet procesi euro-integrues i vendit, atëherë BDI-ja do të radikalozoj kërkesat e saja dhe seriozisht do të shqyrtoj pjesëmarrjen e saj në qeveri.

Ahmeti nuk ka konfirmuar këto njoftime të cilat janë në vijë me ato të nënkryetares Teuta Arifi, e cila ka kohë më parë deklaroi se në rast se deri në qershor nuk zgjidhet çështja e emrit atëherë BDI-ja duhet të zgjedh mes popullit dhe Gruevskit.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *