Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti në ceremoninë e autostradës në Kosovë

Ali Ahmeti në ceremoninë e autostradës në Kosovë

25 prill-
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) Ali Ahmeti mori sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të autostradës kosovare Morinë-Vermicë-Prizren-Merdar e cila është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri.

Në ceremoninë festive morën pjesë krerët më të lartë të institutionave të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se ndërtimi i autostradës Morinë-Merdare do ta ketë efektin e vet jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe proceset integruese evropiane.

Projekti, i cili kushton 700 milionë euro është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk “Bechtel & Enka” pritet te zgjasë 3 vjet, dhe pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve. Autostrada parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues.

Duke u lidhur me rrugën Durres – Kukes, autostrada qe po ndertohet në Kosovë mbulon ciklin e plotë të lëvizjes nga Kosova në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *