Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti në ‘kufirin e durimit’ ndaj Nikola Gruevskit

Ali Ahmeti në ‘kufirin e durimit’ ndaj Nikola Gruevskit

29 prill-
“Jemi duke përcjellur me shumë vëmendje hapat eventual të ardhshëm të Ali Ahmetit. Refuzimi i kërkesave të reja të parashtruara e vë atë në një pozitë të palakueshme,” thonë burimet për “Zhurnal”.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI) dhe ish-udhëheqësi i UCK-së së shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, ndodhet në majën e kufirit të durimit ndaj sjelljeve të partnerit qeveritar VMRO-DPMNE dhe kryeministrit Nikola Gruevski, kanë tërhequr vërejtjen burimet diplomatike evropiane në Bruksel.

Sipas burimeve diplomatike të një vendi anëtar të BE-së dhe NATO-s, i cili ka të bëjë drejtëpërdrejt me situatën në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, situata aktuale ndër-etnike në Maqedoni “nuk është ajo që BE dhe NATO dëshirojnë”, si pasojë e mos-marrëveshjeve të shumta midis partnerëve qeveritar BDI dhe VMRO.

“Sapo menduam se vetëm emri i vendit do të jetë çështja e vetme delikate për Maqedoninë, tash në sipërfaqe kanë shpërthyer edhe acarimet e marrëdhënieve ndër-etnike, dhe ato janë duke u reflektuar brenda qeverisë por edhe jashtë saj”, thonë burimet për portalin “Zhurnal”.

Këto burime thonë se të dy organizatat, BE dhe NATO, kanë një “vëmendjeje të caktuar ndaj kërkesave të reja” të partive shqiptare në Maqedoni për mekanizma kushtetues të cilët do të garantonin përmirësim të mëtejmë të pozitës së jo-shumicës shqiptare, dhe kanë shprehur shqetësim lidhur me pasojat eventuale që do të mund të rrjedhnin nga refuzimi i kërkesave të VMRO-DPMNE për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga BDI dhe DR.

Është fjala këtu për përdorimin e ‘Kriterit te Badinterit’ në Gjykatën Kushtetuese dhe miratimin e buxhetit të Maqedonisë.

“Jemi duke përcjellur me shumë vëmendje hapat eventual të ardhshëm të Ali Ahmetit. Refuzimi i kërkesave të reja të parashtruara e vë atë në një pozitë të palakueshme,” thonë burimet për “Zhurnal”.

“Ne druajmë se heshtja e tij nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ne mirëpritëm deklaratën e tij të para disa ditëve se nuk do të dilte nga qeveria, mirëpo kjo nuk garanton asgjë se ai do të vazhdojë të durojë dhe të heshtë edhe shumë kohë. Ai, frikohemi ne, nuk do mund të qëndrojë indiferent ndaj mospërfilljes së kërkesave që i bënë VMRO-DPMNE dhe kryeministri i vendit,” thonë të shqetësuar burimet diplomatike nga BE dhe NATO në Bruksel për “Zhurnal”.

Ndërkohë këto burime përkujtojnë edhe presionet e vazhdueshme nga partitë opozitare shqiptare, DR dhe PDSH, si element shtesë të pozitës së palakueshme në të cilën ndodhet BDI-ja dhe kryetari i saj Ali Ahmeti.

“Në një situatë kur partneri qeveritar sjellet në mënyrë mos-përfillëse, natyrisht se oponentët politik shqiptarë shfrytëzojnë situatën për ofenzivë politike.

Prandaj, për fat të keq duket se po kthehemi në një situatë të dez-ekuilibruar politike dhe ndër-etnike në Maqedoni,” thonë burimet, të cilat përkujtuan se këto shqetësime janë shprehur pjesërisht edhe në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të BE-së, SHBA-ve, NATO-s dhe OSBE-së, kur ata përmenden mungesën e dialogut politik në vend.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *