Home / Lajme / Maqedoni / Aliu:Protestat vetëm një fillim I pakënaqësive

Aliu:Protestat vetëm një fillim I pakënaqësive

22 prill
PDSH gati një vit ofron marrëveshjen politike si e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjenden shqiptarët dhe përkrahja për këtë marrëveshje dita-ditës po shtohet dhe vlerësojmë se shumë shpejt gjith shqiptarët në Maqedoni do të binden se kjo është e vetmja alternativë që ofron dalje nga kjo situatë tejet e rëndë politik por edhe sociale në të cilën ndodhen shqiptarët”, deklaroi Aliu gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në Tetovë.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) duke komentuar paralajmërimet për protestat e 10 majit, vlerëson se këto janë vetëm sinjalet e para të shprehjes së pakënaqësisë së shqiptarëve të cilët janë akumuluar që dy vite e këndej.

Kjo parti ka akuzuar si fajtore kryesore për këtë situatë BDI-në dhe liderin Ali Ahmeti nga I cili ka kërkuar që të largohet nga politika ndërsa ka ofruar marrëveshjen politike si alternativë për të dalë nga kjo krizë politike.

Deputeti I kësaj partie Imer Aliu tha se paralajmërimet e PDSH-së dhe faktorit ndërkombëtar për destabilizim të situatës politike dhe pakënaqësisë së shqiptarëve si pasojë e vazalitetit të Ali dhe BDI –së veçmë po i japin shenjat e para me paralajmërimet e OJQ-ve për protesta.

“Përkrahja e BDI-së për këto protesta nuk mund si komentohet ndryshe përveçse amoralitet i skajshëm politik dhe njerëzor dhe tallje me shqiptarët.

Shkaku i kësaj gjendje të mjerueshme të shqiptarëve është Ali Ahmeti dhe BDI.

Dalja nga kjo situatë qëndron në tërheqjen nga skena politike të Ali Ahmetit dhe kthimit të tij andej nga ka ardhë. Shumë shpejt shqiptarët do të detyrohen që të dalin dhe të protestojnë para selisë së BDI-së pasi që pikërisht janë ata inicues dhe përkrahës të anashkalimit dhe nënçmimit të shqiptarëve.

PDSH gati një vit ofron marrëveshjen politike si e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjenden shqiptarët dhe përkrahja për këtë marrëveshje dita-ditës po shtohet dhe vlerësojmë se shumë shpejt gjith shqiptarët në Maqedoni do të binden se kjo është e vetmja alternativë që ofron dalje nga kjo situatë tejet e rëndë politik por edhe sociale në të cilën ndodhen shqiptarët”, deklaroi Aliu gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në Tetovë.

Ai më tej tha se shumë shpejt do të ketë manifestime të pakënaqësisë së shqiptarëve edhe më tepër pasi kjo politikë nënçmuese dhe diskriminuese e kësaj qeverie për shqiptarët vazhdon.”Shumë shpejt do të shohim vendime tjera antishqiptare të cilët veçmë janë miratuar dhe presin të dalin në dritë dhe për fat të keq këta shqiptarë dhe këta vazal, të cilët gjinden në qeveri as paralajmërojnë dhe aq që e dijnë se çfarë ndodh në qeveri.

Deklaratat se do të dalin nga qeveria, në mars, në qershor, në shtator, në vit të ri janë bërë banale, shqiptarët e kanë kuptuar këta vazalitet dhe se nuk e ndërmend që të dalin nga qeveria dhe qëllimi I vetëm në skenën politike është marrja e një rroge dhe beneficioni për veten dhe të afërmit e tyre por nuk brengosen për anashkalimin që u bëhet shqiptarëve”, nënvizoi deputeti Aliu.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *