Home / Sport / Alvesh nuk e llogarit Ronaldon: Runi më i mirë

Alvesh nuk e llogarit Ronaldon: Runi më i mirë

Për mbrojtësin brazilian të Barcelonës, Lionel Mesi është lojtari më i mirë në botë, ndërkohë që Kristiano Ronaldo këtë sezon është thjesht një hije.

Madje për anësorin e prapavijës katalanase, sulmuesi anglez i Mançester Junajtid, Uejn Runi, është më i fortë se portugezi i Realit të Madridit. “Për mendimin tim Runi është fantastik. Është i pabesueshëm, shumë i fortë”, pohoi Dani Alvesh, duke shtuar më tej:

“Runi është më i mirë se Kristiano Ronaldo, por Uejni mbeti në hije në periudhën kur të dy luanin te Mançesteri. Tani ata luajnë më mirë pa Ronaldon”. Po futbollisti më i mirë në botë aktualisht? “Mesi, pa dyshim”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *