Home / Sport / Amauri zyrtarisht italian, gati për kombëtaren

Amauri zyrtarisht italian, gati për kombëtaren

Sulmuesi i Juventusit ka marrë sot zyrtarisht nënshtetësinë italiane dhe është i gatshëm për të veshur fanellën Azurre. Tani “topi” është në fushën e Marçelo Lipit.

Në përfundim të ceremonisë të zhvilluar paraditen e sotne, bomberi bardhezi ka thyer heshtjen e shtypit të vendosur nga klubi dhe ka dhënë një deklaratë të shkurtër. “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar, është një ditë që e kam pritur prej shumë kohësh. Pritja ka qenë e gjatë, por tani ndihem i lumtur që jam qytetar italian”, pohoi Amauri.

I pyetur në lidhje me mundësinë për të veshur fanellën e kombëtares në Kupën e Botës, futbollisti u shpreh: “Të shohim. Nëse do të kem mundësinë ta vesh atë fanellë, do të jem njeriu më i lumtur në botë”. Megjithatë, fjala e fundit i takon trajnerit italian, Marçelo Lipi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *