Home / Lajme / Maqedoni / Amdi Bajram e dënoi incidentin e djeshëm në Shuto Orizare

Amdi Bajram e dënoi incidentin e djeshëm në Shuto Orizare

16 prill-
Kryetari i komunës së Shuto Orizarës theksoi se gjatë aksionit të djeshëm tregtarëve u është konfiskuar edhe mall i pabrenduar, për të cilin kërkoi që të gjenden mënyrë që ai t’u kthehet.

Kryetari i komunës Shuto Orizarë, Elvis Bajram e dënoi incidentin e djeshëm mes banorëve të komunës dhe policisë speciale gjatë kontrollit të inspektorëve të tregut dhe DAP-së dhe konfiskimit të mallit të brenduar të falsifikuar nga tezgat dhe dyqanet nga ana e Trupit koordinativ për mbrojtje të pronës intelektuale dhe të drejtave autoriale.

Ai vlerëson se për incidentin, ku janë lënduar 17 policë dhe, siç tha, rreth 40 qytetarë, janë fajtorë të dy palët, edhe policia edhe pazarxhinjtë.

“Do të kërkoj përgjegjësi nga kryetari i Trupit koordinativ për mbrojtje të pronës intelektuale dhe të drejtave autoriale, Mite Kostovski për mënyrën, në të cilën është realizuar aksioni. Romët janë popull i qetë dhe nuk ishte e domosdoshme që aksioni të zbatohet me asistim të mbi 200 pjesëtarëve të policisë speciale. Mjaft ishte që inspektorët të vijnë dhe ta kryejnë punën e tyre në shoqërim të rreth 10-të policëve dhe garantoj se nuk do të kishte kurrëfarë problemi dhe rezistencë për konfiskimin e mallit”, tha Bajram në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas tij, gjatë aksionit të djeshëm, tregtarët nuk kanë dhënë kurrëfarë rezistence gjatë konfiskimit të mallit të brenduar. Ai përkujtoi se trazira të ngjashme ka pasur në vitin 2003, kur u rrëzua një objekt në qendër të Shuto Orizarës.

Kryetari i komunës së Shuto Orizarës theksoi se gjatë aksionit të djeshëm tregtarëve u është konfiskuar edhe mall i pabrenduar, për të cilin kërkoi që të gjenden mënyrë që ai t’u kthehet.

“Në Shuto Orizarë shumë prej qytetarëve janë të varfër dhe nuk kanë prej çka të ekzistojnë. Tregu për ta është mënyrë e vetme e sigurimit të mjeteve për jetesë dhe për shkollim të fëmijëve të tyre”, tha Bajram. Ai u bëri thirrje inspektorëve të konfirmojnë nëse malli që shitet në tregje është i kontrabanduar dhe nëse paguhet tatim për të.
Deputeti Amdi Bajram nga Lidhja e romëve sot e dënoi incidentin e djeshëm në tregun e Shuto Orizares ku gjatë një aksioni të inspektorëve nga Inspeksioni i tregut erdhi deri në përplasje mes banorëve të komunës dhe policisë.

Ai sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë deklaroi se bëhet fjalë për skenar të planifikuar, sepse, siç tha, malli i konfiskuar është dhënë vullnetarisht nga ana e tregtarëve, por nga fundi i aksionit ka ardhur deri në përplasje mes turmës së njerëzve dhe policisë.

Sipas tij, në incident nuk kanë marrë pjesë tregtarët, por një grup prej 50 deri 70 njerëz, ndërsa njëkohësisht është gjuajtur me gurë edhe ndërtesa e komunës.

Bajrami nuk ka informacione për romë të lënduar në incidentin e djeshëm. Paralajmëroi se do të kërkojë zbardhje të incidentit dhe zbulim të kryerësve

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *