Home / Sport / Atletiko Madrid-Fulham, finalja e Ligës së Europës

Atletiko Madrid-Fulham, finalja e Ligës së Europës

Spanjollët dhe anglezët do të diskutojnë më 12 maj në Hamburg titullin e “vogël” europian për këtë sezon.

Atletiko e Madridit siguron biletën e finales pasi eliminoi Liverpulin në gjysmëfinale. Të Kuqve nuk u mjaftoi fitorja 2-1 në sfidën e kthimit në “Anfield Road”, kushtëzuar edhe nga humbja e gjysmëfinales së parë 1-0 në Spanjë. Skuadra e Benitezit gjeti epërsinë një minutë para fundit të pjesës së parë me Akuilanin, ndërkohë që në minutën e pestë të shtesës së parë Benajun dyfishoi rezultatin. Por goli i Diego Forlan shtatë minuta më pas dërgoi Atletikon në finale.

Ndërkohë që Fulhami arriti një sukses historik pasi eliminoi gjermanët e Hamburgut. Skuadra nga Premier Liga u gjend në disavantazh në minutën e 22-të të pjesës së parë pas golit të Petriç, por përmbysi gjithçka në të dytën falë golave të Dejvis (69’) dhe Gera (76’).

Liverpul 2 – 1 Atletiko Madrid (2-2)
Fulham 2 – 1 Hamburg (2-1)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *