Home / Sport / Bajern dhe Lion në gjysmëfinale

Bajern dhe Lion në gjysmëfinale

Bajerni i Munihut ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edhe pse ka humbur në “Old Traford” të mërkuren mbrëma nga Mançester Junajtedi me rezultat 2:3, duke iu falënderuar një goli më shumë të shënuar si mysafir.

Kampioni anglez shumë mirë e nisi takimin duke shënuar dy gola për shtatë minuta me anë të Gibsonit në minutën 3 dhe Nanit katër minuta më vonë. I njejti futbollist katër minuta para pushimit ngriti epërsinë në 3:0. Kur dukej se kualifikimi në gjysmëfinale ishte i sigurt, mysafirët nga Munihu në minutën 43 zvogëluan epërsinë 1:3, nëpërmjet Oliçit.
Në pjesën e dytë Rafael u largua nga ndeshja për shkak të kartonit të kuq. Ndodhi kjo vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Kjo sikur ishte vendimtare për epilogun, pasi gjermanët në vazhdim dominuan në pjesën më të madhe të pjesës së dytë dhe në minutën 74 Roben zvogëloi epërsinë në 3:2, duke shënuar një gol shumë të bukur.
Në ndeshjen e parë Bajern fitoi 2:1.
Gjysmëfinalisti tjetër është Olimpik Lion i cili ka eliminuar në çerekfinalen franceze – Bordon edhe pse humbi sonte me rezultat 0:1 (Shamah 45′) pasi takimi i parë një javë më herët në “Zherlan” ishte mbyllur me fitoren e Lionit me rezultat 3:1.
Bajerni në gjysmëfinale takohet Lionin (21 prill dhe 28 prill),
derisa në ndeshjen tjetër gjysmëfinale takohen Inter-Barcelona, më 20 dhe 27 prill.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *