Home / Sport / Bajern-Lion, gjysmëfinalja e “të vegjëlve”

Bajern-Lion, gjysmëfinalja e “të vegjëlve”

Në “Allianz Arena” Bajerni i Mynihut dhe Olimpiku i Lionit gjejnë përballë njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët vijnë në sfidën e sotme pas fitores spektakolare 7-0 përballë Hanoverit në kampionat. Trajneri hollandez, Luis Van Gal, e ka përdorur këtë fakt në konferencën e shtypit për të ironizuar kundërshtarin. “Lioni ka ekzaktësisht të njëjtin sistem loje si Hanoveri dhe fitorja 7-0 tregon se dimë të luajmë përballë kundërshtarëve të tillë”, pohoi hollandezi i stolit bavarez.

Kurse Olimpiku i Lionit (ashtu si Barcelona) ka bërë një udhëtim automobilistik prej 860 kilometrash për shkak të pezullimit të fluturimeve nga retë e vullkanit në Islandë. Megjithatë, trajneri Klod Puel shprehet optimist për një rezultat pozitiv në përballjen e sotme. “Jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu, por duam të çojmë deri në fund ëndrrën tonë”, tha Puel dje në konferencën për shtyp.

Bajern Mynih – Olimpik Lion, formacionet e mundshme:

Bajern Mynih (4-4-2): But; Lahm, Van Bujten, Demikelis, Kontento; Shvajnstajger, Pranjiç, Roben, Riberi; Oliç, Myler. Trajner: Van Gal

Olimpik Lion (4-2-3-1): Loris; Revejer, Kris, Tulalan, Sisoko; Kallstrom, Makun; Bastos, Pjaniç, Delgado; Lisandro. Trajner: Puel

Gjyqtar: Roseti (Itali)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *