Home / Sport / Bajerni “ngrin” Romën: Toni rikthehet te ne

Bajerni “ngrin” Romën: Toni rikthehet te ne

Sulmuesi italian i Romës, Luka Toni, duhet të rikthehet te Bajerni i Mynihut në përfundim të huazimit te ekipi kryeqytetas.

Në një intervistë për të përditshmen sportive gjermane “Bild”, presidenti i nderit i Bajernit të Mynihut, Franc Bekenbauer, ka shpjeguar strategjinë e merkatos së klubit. “Bajerni nuk ka nevojë për një sulmues tjetër. Aq më tepër që kemi Tonin, të cilin e presim të kthehet pas huazimit te Roma”, theksoi Bekenbauer, duke i mbyllur njëherë e mirë derën bomberit të Volfsburgut, Edin Dzeko.

Më tej “Kajzeri” shtoi: “Reparti që duhet të forcojmë është mbrojtja, sepse pësojmë shumë gola. Gjithashtu, jemi në kërkim të një portieri të mirë. Megjithëse But ka zhvilluar një sezon fantastik, mosha nuk e lejon të jetë në planet tona afatgjata”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *