Home / Sport / Barça “binjakja” e Interit, 3-1 me Kserezin

Barça “binjakja” e Interit, 3-1 me Kserezin

E njëjta orë (18:00), i njëjti rezultat (3-1). Ndërkohë që Interi luante me Atalantën, Barcelona përballej me Kserezin. Rezultati në fund ishte identik. Të mërkurën përballja direkte.

Pep Guardiola përdori turnoverin në sfidën me skuadrën që mbyll klasifimimin, për të lënë shplodhur futbolloistët kryesorë për përplasjen e madhe mbrëmjen e së mërkurës në “Kamp Nou” në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Interin. Detyra e katalanasve është të përmbysin disavantazhin 3-1 në ndeshjen e parë.

Kryesuesit e La Ligës e shohin veten në epërsinë e dy golave që në 24 minutat e para të takimit. I riu Xhefren (që zëvendësoi Leo Mesin) shënoi golin e avantazhit në minutën e 14-të, gol që u pasua dhjetë minuta më pas nga Tieri Henri. Vetëm 60 sekonda më pas miqtë shkurtojnë diferencën me anë të Bermehos. Zllatan Ibrahimoviç vulos rezultatin përfundimtar 3-1 në të 56-tën. Skuadra blaugrana me këtë fitorue ruan epërisnë para Realit të Madridit dhe mund të fillojë përgatitjet për sfidën me Interin.
Ndërkohë me golin e Leite Kaka në minutën e 82-të Reali ka shënuar fitore të vlefshme në “La Romareda” ndaj Saragoses me rezultat 2:1 për të ruajtur hapin me Barcelonën, e cila në takimin e parë të javës së 34-të mposhti në “Nou Kamp” skuadrën e fundit në renditje, Herezin me rezultat 3:1.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *