Home / Sport / Barça, dëmtohet Iniesta, një muaj jashtë

Barça, dëmtohet Iniesta, një muaj jashtë

Mesfushori spanjoll i kampionëve të Europës ka pësuar një dëmtim në gju dhe do të qëndrojë një muaj jashtë fushës së lojës.

Sipas njoftimit të klubit katalanas, futbollisti nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Guardiola, pasi pësoi një dëmtim në seancën e paradites së sotme. Iniesta u dëmtua në gjurin e djathtë dhe do të mungojë në dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve përballë Interit.

Sipas të dhënave të para, mesfushori i kombëtares spanjolle do të jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e fundit në kampionat me Valadolidin në transfertë. Lajmi i mirë për Pep Guardiolën është se nëse Barcelona arrin në finalen e Ligës së Kampionëve më 22 maj, Andres iniesta do të jetë gati për të luajtur.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *