Home / Sport / Barça paralajmëron Interin, 3-0 kundër Deportivos

Barça paralajmëron Interin, 3-0 kundër Deportivos

Deportivo la Koruna ishte “viktima” e radhës për Barcelonën e Pep Guardiolës, e cila arriti të fitonte me rezultatin e thellë 3-0 në kaudër të javës së 32-të në kampionatin spanjoll.

Katalanasit arritën të shënonin që në minutën e 16-të me anë të Bojan Krkiç, i cili finalizon saktë një aksion perfekt pranë zonës.

Goli i dytë mund të klasifikohet nga të rrallët që shohim në kampionatet elitare, ku Pedro godet saktë topin nga rrethi i mesit të fushës, i cili merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në portën e boshatisur të Deportivos.

Rezultatin përfundimtar e vulos Jaja Ture në minutën e 72-të, duke shënuar me goditje të fortë pas një krosimi nga këndi.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 83 pikëve, aktualisht 6 më shumë se Reali, por këta të fundit do të luajnë sonte në transfertën e Almerias.

Në takimet tjera të zhvilluara mbrëmë për befasi u përkujdes skuadra e fundit në renditje, Herezi që mposhti në Madrid ekipin e Atletikos me rezultat 2:1. Përkundër një serie të rezultateve pozitive ky ekip mbetët në vendin e fundit me 26 pikë, apo gjashtë më pak se Mallaga që është jashtë zonës së largimit nga liga.

La Liga – java e 32-të

Rezultatet:

Saragosa – Majorka 1:1
Suazo 22 – Ruben 13
Atletiko Madrid – Herez 1:2
Forlan 12 – Bermeho 9, Armenteros 72
Rasing Santander – Espanjol 3:1
Çite37 (pen), 50 (pen), Arana 90 – Ivan Alonso 33
Osasuna – Mallaga 2:2
Pandiani 10, 48 – Caicedo 31, Baha 76
Barcelona – Deportivo 3:0 (1:0)
Bojan 16’, Rodrigez 69’, Ture 72’

Të enjten

Almeria – Real M. 20.00
Valencia – Atletik B. 22.00

Të martën

Valadolid – Sevila 2:1 (1:0)
Sporting H. – Tenerife 0:2 (0:0)
Hetafe – Vilareal 3:0 (0:0)

Tabela: Barcelona 83 pikë, Real Madrid (-1) 77, Valencia (-1) 56, Majorka 52, Sevila 51, Atletik Bilbao (-1) 48, Hetafe 47, Vilareal 46, Deportivo 43, Atletiko M.40, Osasuna 38, Almeria (-1) 37, Sporting Hihon 37, Espanjol 37, Rasing 35, Saragoza 33, Mallaga 32, Tenerife 29, Valadolid 28, dhe Herez i fundit me 26 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *