Home / Sport / Barça provon sërish, 50 mln. stërlina për Fabregasin

Barça provon sërish, 50 mln. stërlina për Fabregasin

Ndërkohë që objektivi i tij është të riaftësohet për Kupën e Botës, për kapitenin e Arsenalit, Çesk Fabregas, në Spanjë duket se kanë të tjera synime.

Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se Sandro Rosell, i cili kandidon për postin e presidentit të Barcelonës në zgjedhjet e verës, është gati të derdhë në arkat e Arsenalit plot 50 milionë stërlina (rreth 56 milionë euro) për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Rosell, ish-zv/president i katalanasve, synon ta përdorë kartën Fabregas për të fituar sa më tepër besueshmëri në projektin e tij për të zënë vendin e Johan Laportës në krye të Barcelonës. 23-vjeçari ka një marrëveshje që e mban në “Emirates” deri në vitin 2014.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *