Home / Sport / Barcelona barazon me Espanyolin

Barcelona barazon me Espanyolin

Kampioni i Spanjës, Barcelona, si mysafirë ka barazuar me rezultat 0:0 me Espanyolin nga Barcelona, në ndeshjen e javës së 33-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Barcelona në derbin e qytetit si duket më shumë është ruajtur për ndeshjen e të martës (me 20 prill) që do të ballafaqohen me Interin në Champions League, sesa ka përdorur të gjitha forcat për fitore. Espanyoli u dëshmua skuadër mjaft kompakte dhe si gjithmonë është rival i papërshtatshëm për Barcelonën.
Ky barazim aspak nuk është i këndshëm për Barcelonën për arsye se nga kjo mund të përfitoi Reali dhe t’i afrohet për një pikë. Alves në minutën e 62-të është ndëshkuar me karton të kuq, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Barcelona ishte e detyruar 28 minutat e fundit të luajë pa një futbollist. Megjithatë, Barcelona mori një pikë të vlefshme dhe është në kreun e tabelës me 84 pikë të tubuara, duke e lënë Realin në vend të dytë me 80 pikë, por që ka një ndeshje më pak. Sevilla mposhti Gijonin me rezultat 3:0. Kjo fitore Sevillën e ngrit në vendin e katërt me 54 pikë. Ndërkohë në ndeshjen e fundit që u zhvillua të shtunën Villareali mundi Atletiko Madridin 2:1, duke hyrë në pozitat që vitin e ardhëshëm garantojnë pjesëmarje në Liga Europa.
Sonte zhvillohen ndeshjet tjera të javës së 33-të, ndërsa takimi kryesor të të jetë përplasja e Real Madridit me Valencian.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *