Home / Sport / Barcelona shkëlqenë në Bernabeu

Barcelona shkëlqenë në Bernabeu

Barcelona i ka dhënë leksion Realit në “Santiago Bernabeu” të shtunën mbrëma në El Clasicon e 160-të me radhë të dy skuadrave më rivale në futbollin spanjoll duke e mposhtur me rezultat 2:0 në kuadër të xhiorës së 31-të të Primera divisionit spanjoll. Katalanasit në këtë mënyrë ndërpresin serinë e 15 ndeshjeve rresht pa humbje në kampionat të Realit, si dhe 15 fitoreve të njëpasnjëshme në stadiumin e tyre.Barcelona merr kreun e tabelës me 80 pikë të tubuara, duke e lënë Realin në vend të dytë me 77 pikë.

Barcelona mrekulloi me fitore 2:0 në “Santiago Bernabeu” duke e mposhtur Real Madridin, në superderbin e javës së 31-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Reali e nisi furishëm ndeshjen në krye me sulmuesin e shpejtë Ronaldon, duke kërkuar vazhdimisht edhe golin e epërsisë. Mbretërit ishin të etshëm të shënojnë, ndërsa kampioni në fuqi, Barcelona mbrohej me sukses në minutat e parë të takimit. Reali me Ronaldon dhe Marcelon vazhdimisht bënin presion mbi rialin, ndërkohë sulmuesi tjetër i Realit Higuain fare nuk shihej në fushë dhe ishte i mbuluar me sukses nga mbrojtja e fuqishme e skuadrës katalunase.
Në minutën e 33-të të takimit, mbrojtja e Realit nuk ishte si duhet e vendosur dhe Havi si me dorë e gjen Messin e pambuluar, i cili me dinakëri në mes mbrojtësit Albiol dhe portierit Casillas e plason topin dhe 0:1 për Barcelonën. Ky gol i shënuar i dha krahë edhe më të fuqishëm skuadrës së Barcelonës. Në minutën e 41-të, Higuain ishte në pozitë të mirë që të shënojë, por gjuajtja e tij ishte çuditërisht e dobët dhe larg mbi portën. Në pjesën e dytë, Reali e nisi mirë, duke tentuar që të shënoi golin e barazimit. Përpjekjet e Realit ishin të kota, pasi portieri Valdesi ka qenë edhe më i miri te Barcelona. Ai mbrojti një mori raste të skuadrës së Realit sidomos në pjesën e dytë të takimit. Marcelo në minutën e 51-të nga 17-18 metra gjuajti mjaft mirë, por Valdes assesi të befasohet. Në minutën e 55-të Ronaldo në pozitë shumë të mirë, por nuk shënoi golin e barazimit. Gjithmonë në futboll është një ligj i pashkruar kur nuk shënon edhe të ndëshkon skuadra rivale. Pas një minute lojë (56′) Havi edhe njëherë ka asistuar në mënyrën milimetrike deri te Pedro, i cili nuk ishte i mbuluar si duhet nga mbrojtja e përgjumur e Realit dhe nga rreth 17-18 metra gjuajti bukur duke e mposhtur portierin Casillas dhe 0:2. Gol që tronditi “Santiago Bernabeun” në derbin e 160 në mes këtyre skuadrave dhe derbi botëror. Barcelona e fuqishme me Messin në krye ka mundur edhe të trefishoi rezultatin në vazhdim. Në minutën e 59-rë Van dear Vaar i vetmuar me portierin mysafir, kur pritej gol, ai dështoi, duke mbrojtur Valdes për mrekulli, që vërtetë ishte edhe hero i Barcelonës. Në minutën e 69-të Ronaldo doli në pozitë shumë të vështirë dhe nga ajo pozitë tentoi të shënoi, por sërish nuk befasohet Valdes. Messi gati shënoi për 0:3 në minutën e 72-të kur ishte vetëm me portierin, sikurse edhe në minutën e 77-të, por Casillas me përpjekjet e fundit shpëtoi portën. Barcelona merr kreun e tabelës me 80 pikë të tubuara, duke e lënë Realin në vend të dytë me 77 pikë. Kjo është humbja e parë e Realit në shtëpi pas 15 fitoreve radhazi. Deklaratat e Ronaldos se Messi nuk do të shënojë në Madrid dolën të pasakta dhe Messi bëri me dije se është i pandalshëm me Barcelonën. Barcelona më këtë fitore shkon drejt titullit të ri në Spanjë, ndërsa Realit si duket me gjithë ato investimet që ka bërë po mbetet pa asnjë trofe. Mbeti pa kupën e Mbretit, pa trofeun e Champions League dhe tashmë pothuajse edhe pa titullin e Spanjës. Megjithatë, shpresa ka ende Reali sepse janë edhe shtatë javë deri në fund dhe në futboll mund të ndodhë shumëçka. Mirëpo, Barcelona është skuadër e cila vështirë dështon dhe ka një epërsi tashmë të mirë në kreun e tabelës +3 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *