Home / Lajme / Rajon / Bastisjet ndërlidhen me tenderë të rrugëve

Bastisjet ndërlidhen me tenderë të rrugëve

29 prill-
Policia e EULEX-it, deri në orët e vona të natës ka bastisur edhe disa prona të ministrit të postelekomunikacionit Fatmir Limaj. Gjatë kohës sa zhvillohej operacioni i bastisjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka mbajtur një mbledhje urgjente të qeverisë dhe ka pritur në zyrën e tij edhe shefin e misionit EULEX, Yves de Kermabon dhe disa ambasadorë në mesin e tyre edhe atë amerikan Christopher Dell.

Misioni i EULEX-it, nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se bastisjet në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri, ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009.

“Nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale, Policia e EULEX-it ka bastisur Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe banesat private të personave nga kjo ministri. Kjo është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”, theksohet në komunikatë.

Hetimet dhe bastisjet, siç shpjegohet më tej, ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Prokurorët special të EULEX-it ishin të pranishëm në vendngjarje për të siguruar mbledhjen efektive të materialit dëshmues, dhe të japin shpjegime të plota dhe të duhura personave të pranishëm në vendngjarje.

“Duhet të theksohet se në këtë fazë bastisjet janë thjeshtë të karakterit hetues, dhe materiali i cili është duke u mbledhur do të analizohet me kujdes nga policia dhe PSRK-ja”, thuhet në komunikatë.

Limaj do të vazhdojë punën si ministër

Në mesnatë ministri Fatmir Limaj, doli në një konferencë të shkurtër për media, ku ka konfirmuar se janë bastisur zyrat e tij, mirëpo ai tha se nuk është në dijeni se çfarë ka kërkuar misioni EULEX.

“Kam qenë i informuar se ka pasur një lloj kontrolli dhe është kontrolluar Ministria e Transportit dhe shtëpia ku banoj. Normalisht, organet e rendit, organet hetimore kanë kryer punën e tyre. Sigurisht, ata kanë kërkuar diçka që do t’iu ndihmojë në proceset e tyre që iu duhen dhe kanë bërë punën e tyre”, ka thënë Limaj.

Ai tha se do të vazhdojë punën si ministër i postelekomunikacionit, ndërsa do të mbështesë misionin EULEX për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Njësite speciale të policisë së misionit EULEX, bastisën mbrëmë zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Postelekomunikacionit në Kosovë. EULEX, thotë se operacioni është pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga zyra e Prokurorit Special në Kosovë.

Policia e EULEX-it, deri në orët e vona të natës ka bastisur edhe disa prona të ministrit të postelekomunikacionit Fatmir Limaj. Gjatë kohës sa zhvillohej operacioni i bastisjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka mbajtur një mbledhje urgjente të qeverisë dhe ka pritur në zyrën e tij edhe shefin e misionit EULEX, Yves de Kermabon dhe disa ambasadorë në mesin e tyre edhe atë amerikan Christopher Dell.

Takimet ishin më dyer të mbyllura dhe asnjë informatë nuk u dha për media.

Po ashtu, mbledhje e jashtëzakonshme është zhvilluar edhe në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës. /Telegrafi & agjencitë

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *