Home / Lajme / Maqedoni / BDI nuk përkrah iniciativën e Lekës dhe Zymberit

BDI nuk përkrah iniciativën e Lekës dhe Zymberit

25 prill-
“Kjo çështje meriton trajtim të mirëfilltë institucional dhe BDI-ja, si parti me përgjegjësi institucionale po punon për një zgjidhje të tillë. Kjo kategori njerëzish është më meritorja për ndryshimet në Maqedoni, prandaj nuk meriton të përdoret për pikë në politikën ditore. E theksojmë edhe njëherë se BDI-ja mbetet e vetmja parti me legjitimitet për ta zgjidhur këtë çështje, dhe këtë do t’a bëjmë” thotë BDI.

Partitë politike shqiptare kanë filluar që të përplasen për propozimet e njëra tjetrës për statusin social të ish pjesëtarëve të UCK-së, duke akuzuar njëra tjetrën për ‘marketing politik’.

Javën e kaluar dy deputetë shqiptarë të parlamentit të Maqedonisë, patën marrë inisiativën për të propozuar ligj për trajtim social për ish-luftëtarët e UCK-së, familjeve të tyre si dhe viktimave civile të tjera të dëmtuara nga lufta e vitit 2001.

Sipas procedurave duhen 15 nënshkrime të parlamentarëve që propozimi i Daut Rexhepit (deputet i pavarur) dhe Abedin Zymberi (nga DR) në mënyrë që të futet në procedurat e parlamentit për shqyrtim.

Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI) thotë se nisma e Rexhepit dhe Zymberit është një nismë për poena politikë dhe si e tillë nuk është serioze.

Në një komunikatë, BDI thotë se çështja e statusit social të ish ushtarëve të UCK-së mbetet përparësi për këtë parti dhe premton se do ta bëjë këtë.

“Kjo çështje meriton trajtim të mirëfilltë institucional dhe BDI-ja, si parti me përgjegjësi institucionale po punon për një zgjidhje të tillë. Kjo kategori njerëzish është më meritorja për ndryshimet në Maqedoni, prandaj nuk meriton të përdoret për pikë në politikën ditore. E theksojmë edhe njëherë se BDI-ja mbetet e vetmja parti me legjitimitet për ta zgjidhur këtë çështje, dhe këtë do t’a bëjmë” thotë BDI.

BDI me këtë rast paralajmëroi se nisma e deputetit të pavarur dhe atij të DR-së nuk do të ketë përkrahjen e kësaj partie

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *